Lajme
Kosova, vend turistik, pa turistë
Republika e Kosovës posedon resurse të mëdha turistike, në të gjitha anët e saj, por kosovarët nuk kanë traditë turizmin, konsiderojnë ekspertët
Malet e bukura dhe të buta të Kosovës, ofrojnë mundësi magjepse për zhvillimin e turizmit malor, por mungesa e traditës bën që këtë bukuri të mos shfrytëzohen nga turistët e huaj. Ekspertët e turizmit, ndërkaq kërkojnë nga institucionet strategji konkrete për zhvillimin e këtij sektori.
Sipas ekspertëve, Republika e Kosovës ndahet në 5 rajone turistike, dhe secili nga këto rajone ka veçoritë e veta dhe atraktivitetet. Rajoni qendror turistik i Prishtinës, ai i Alpeve Shqiptare, rajoni turistik i Sharrit, i Mitrovicës dhe ai i Anamoravës, konsiderohen si rajonet kryesore turistike në Kosovë.
Bujar Kuçi, njohës i kësaj çështjeje, thotë se Kosova ka potenciale të mjaftueshme turistike, ai madje thotë se ka qendra turistike, të cilat nuk janë të evidentuara nga autoritetet kompetente.
“Potencialet ekzistojnë. Ajo çka duhet, është një investim i vogël nëpër këto pjesë dhe një promovim i këtyre pikave turistike që ne kemi. Ka disa iniciativa – mirëpo nuk është duke u bërë sa duhet”, thotë Kuçi, raporton REL.
Por, me gjithë resurset e mjaftueshme turistike, interesimi i vizitorëve kosovarë nuk është në nivelin e duhur. Kuçi konsideron se kosovarëve u mungon kultura për të vizituar mjediset turistike vendore.
“Nuk kemi një kulturë të vizitës së vendeve turistike që i ka Kosova. Ne jemi dëshmitarë që ka shumë njerëz në Kosovë që kanë dëgjuar për një pikë turistike, po marrim, Ujëvarat e Mirushës. Mirëpo, një përqindje shumë e vogël e kosovarëve i kanë vizituar ato ujëvara”, deklaroi ai.
Drejtori i Kompanisë për Planifikim dhe Zhvillim të Turizmit, Zekë Çeku, shprehet se më gjithë hapësirat e mjaftueshme turistike, mungon vullneti dhe dëshira e kosovarëve për të vizituar vendet turistike.
Ai, ndërkaq, thotë është në rritje interesimi i turistëve ndërkombëtarë për të vizituar Kosovën.
“Na mungon sensi, dëshira dhe vullneti që t\’i vizitojmë vendet kosovare. Ndoshta është edhe gjendja ekonomike, mungesa e mjeteve financiare. Mirëpo, na mungon perceptimi i drejtë i vlerave turistike dhe vlerave të trashëgimisë kulturore në Kosovë. Gjithsesi, është dashur të ketë më shumë, ka aq bukuri, ka aq atraksione në Kosovë që kosovarët duhet t’i vizitojnë”, konsideron Çeku.
Përveç pesë rajoneve për turizmin malor, Kosova është e pasur dhe e njohur edhe me atraksione të tjera turistike, siç janë: Gryka e Rugovës, Burimi i Drinit të Bardhë, Ujëvara e Mirushës, një numër i konsiderueshëm shpellash, duke veçuar Shpellën e Gadimes, dhe bifurkacionin e Lumit të Nerodimes, etj.
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj Prindërit në Zvicër do të përfitojnë deri në 500 franga në muaj për kujdesin e fëmijëve... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë















