Shqipëria
Në cilat shtete konsumohen më shumë produktet shqiptare
Italia është edhe blerësi kryesor i produkteve shqiptare blegtorale, bujqësore dhe agro-industriale.
Rreth 8.6 miliardë lekë (69,307,177.12 euro) është llogaritur vlera e eksporteve gjatë vitit 2018 dhe në sasi, 22.3 mijë tonë produkte janë tregtuar në këtë shtet.
Por pavarësisht se renditet në vendin e parë, eksportet drejt këtij vendi kanë pësuar një rënie të lehtë krahasuar me 2017-ën.
TV SCAN ka zbardhur listën e dhjetë shteteve kryesore ku eksporton më shumë produkte të këtij sektori, ku pas Italisë, e dyta renditet Kosova dhe Greqia me rreth 2.9 miliardë lekë (23,371,024.84 euro) apo 74.4 mijë tonë, përcjell albinfo.ch.
Produktet shqiptare duket se kanë gjetur tregje të mira edhe në Suedi që renditet në vendin e tretë, Serbi, SHBA, Gjermani, Spanjë, Rumani, dhe Maqedoni, me vlerë mbi 1 miliardë lekë.
Peshën kryesore në eksporte e zënë perimet, frutat, arrorët, ujërat. Eksportet bujqësore për vitin 2018 janë regjistruar në 33.8 miliardë lekë, nga 31.5 miliardë lekë që kanë qenë në vitin 2017, me një rritje prej 2.3 miliardë lekë.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile















