Lajme
Kroacia pret rezultat nga dialogu Kosovë-Serbi
Presidenti kroat, Ivo Josipoviq i ka dhënë mbështete të fuqishme integrimit të Kosovës. Ai tha se minoriteti kroat në Kosovë dhe ai kosovar në Kroaci do të shërbejnë si ura mes dy shteteve
Presidenti i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviq i ka dhënë mbështetje të fuqishme dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, ndërsa ka ofruar ndihmën e Zagrebit zyrtar për integrimin e Kosovës në procesit euroatlantike.
Këto deklarata presidenti Josipoviq i bëri në një konferencë për media gjatë vizitës në Prishtinë. Presidenti kroat po qëndron në Prishtinë me ftesë të homologes kosovare, Atifete Jahjaga.
“Kam nderin që jam sot këtu, në Republikën e Kosovës. Herën e fundit kam qenë para 35 vjetësh, ndërsa sot mund të shohim një përparim të madh të Republikës së Kosovës…Ne jemi këtu t’ju ofrojmë ndihmën tonë, edhe politike, por edhe teknike”, tha ai, duke dëshiruar që gjithë rajoni të jetë pjesë e BE-së.
Marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë, sipas tij, janë shumë të mira, por dëshira është që marrëdhëniet ekonomike të jenë sa më të mira, por edhe në marrëdhëniet në fushat e tjera, siç është arsimi.
“Sa i përket marrëdhënieve në rajon, Republika e Kroacisë mendon se minoritetet janë faktor kryesor. Minoriteti kroat në Kosovë dhe ai kosovar në Kroaci kanë rëndësi të madhe dhe mund të shërbejnë si ura mes dy shteteve. Në shtetet ku jetojnë, ato mund të afirmohen në mënyrë shumë të mirë”, deklaroi Josipoviq.
Ai falënderoi shqiptarët e Kosovës për kontributin e madh që kanë dhënë gjatë luftës në Kroaci por edhe në ndërtimin e shtetit kroat. “Sot kemi kosovarë të cilët në Republikën e Kroacisë janë në nivele të larta”, deklaroi presidenti Josopoviq.
Republika e Kroacisë, siç tha më tej ai, përkrah negociatat mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Bisedimet e deritashme, sipas tij, janë shumë të mira dhe në fund duhet të bëhet normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes të dy shteteve.
“Në të ardhmen, marrëdhëniet mes të dy shteteve do të jenë marrëdhënie të mira fqinjësore”, deklaroi Josipoviq.
Ndërsa, presidentja Jahjaga e ka përgëzuar edhe njëher presidentin Josipoviq për anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian. “Kjo është një e arritur për Kroacinë por edhe gjithë rajonin”, ka deklaruar presidentja kosovare.
Në këtë aspekt, Jahjaga ka kërkuar nga Josipoviq mbështetjen e Zagrebit zyrtar në çështjet që kanë të bëjnë me përfaqësimin dhe anëtarësimin e Kosovës në nismat dhe konferencat rajonale.
“Kërkova nga Presidenti Josipoviq që Republika e Kroacisë të na përkrahë në anëtarësimin e Kosovës në të gjitha nismat dhe organizatat rajonale, duke e konsideruar se Kosova në këtë mënyrë do ta japë kontributin e plotë si subjekt i barabartë ndërkombëtar në ruajtjen e paqes dhe stabiliteti”, tha Jahjaga.
Si presidentë të dy vendeve që kanë marrëdhënie të mira, Jahjaga dhe Josipoviq janë angazhuar për bashkëpunim të ngushtë ekonomik e tregtar.
Presidentja Jahjaga ka premtuar se Kosova do t’i njeh komunitetit kroat statusin e pakicës kombëtare dhe njëherësh do t’i siguroj këtij komuniteti përfaqësim në institucionet e larta siç është Kuvendi.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











