Bota
Policia turke beson se trupi i Khashoggit është djegur
Policia turke beson se mbetjet e trupit të vrarë të gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, mund të jenë djegur.
Kështu bën të ditur një raport i policisë, të cilin e citon agjencia turke e lajmeve “Anadolu”.
Konsullata kishte dy puse dhe një furrë me gaz që mund të arrinte një nxehtësi mbi 1.000 shkallë, duke shkatërruar çdo gjurmë të ADN-së, thuhet në raportin e policisë turke, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Khashoggi, kolumnist i gazetës Washington Post, i cili ka qenë kritik i familjes mbretërore saudite, është vrarë në muajin tetor, pasi ka hyrë në konsullatën saudite në Stamboll.
Një vlerësim i CIA-s e ka fajësuar princin saudit të kurorës, Mohammed Bin Salman, për urdhërimin e vrasjes.
Sauditët kanë akuzuar 11 vetë për rastin, por mohojnë se princi i kurorës është i përfshirë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













