Kosova
Vazhdon greva, nesër pritet anulimi i shumë fluturimeve
Për rreth katër orë në Kullën e Trafikut Ajror në Agjencinë e Shërbimit të Navigimit ka mbretëruar qetësia, raporton KTV, përcjell albinfo.ch.
Vetëm një aeroplan ushtarak ka aterruar në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, kjo pasi të 22 kontrollorët e këtij institucioni kanë mbajtur grevën e dytë të tyre, kësaj radhe katërorëshe.
Grevës së tyre i janë bashkuar edhe punëtorët e tjerë të ASHNA-së.
Pak para mesditës Aeroporti “Adem Jashari” është vërshuar nga udhëtarët, fluturimet e të cilëve janë shtyrë për disa orë.
Por, shtyrjet nuk i kanë bezdisur udhëtarët, shumica e të cilëve kanë thënë se janë njoftuar me kohë për grevën.
Driton Hyseni, menaxher i planifikimit të fluturimeve në ANP, ka theksuar se gjendja ka qenë e menaxhueshme, porse komplikime mund të ketë nëse greva vazhdon.
Kontrollorët janë të bindur në vazhdimin e veprimeve të tyre sindikale, deri në largimin e ASHNA-së nga Ligji i Pagave, pasi, sipas tyre, u është marrë pavarësia që e kishin.
Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës u ka bërë thirrje kontrollorëve të trafikut ajror që ta ndërpresin grevën.
Autoriteti ka bërë të ditur se i ka njoftuar të gjitha kompanitë ajrore për orarin e grevës, derisa ka shprehur keqardhjen që kontrollorët kanë vendosur të vazhdojnë grevën.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C













