Futboll
Shaqiri kujton ndeshjen ndaj Serbisë
Ndeshja më interesante e Kampionatit Botëror për shqiptarët mbetet ajo mes Zvicrës dhe Serbisë, ku ‘helvetikët’ fituan me rezultat 2-1.
Autori i golit të fitores në atë ndeshje, Xherdan Shaqiri ka bërë një postim në ‘InstaStory’ duke kujtuar këtë moment magjik.
Ndeshja ishte mjaft e tensionuar, duke ditur që në fushë luanin edhe dy shqiptarë nga Kosova, përveç Xherdan Shaqirit, edhe Granit Xhaka e Valon Behrami, shkruan kk, përcjell albinfo.ch.
Fillimisht, Serbia kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Mitroviç. Por goli i motivoi shqiptarët e Zvicrës për të bërë një rikthim sensacional.
Së pari, Granit Xhaka me një perlë dhe më pas Xherdan Shaqiri i dhuruan zviceranëve kalimin nga faza e grupeve.
Por ajo çka irritoi më shumë serbët ishte festimi i golave nga dyshja e lartpërmendur. Ata vendosën ta bënin simbolin e shqiponjës gjatë festës së golave, çka rriti tensionet brenda dhe jashtë fushave.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026















