Kosova
Presidenti i Kosovës: Marrëveshja me Serbinë, hap rrugën drejt BE-së
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se 2019-a do të jetë viti kur vendi do të arrijë marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, njofton Klan Kosova.
Në një intervistë për “Bloomberg”, Thaçi ka thënë që kjo është mënyra e vetme me anë të së cilës do të mbylleshin “të gjitha çështjet e pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë dhe do të hapej rruga drejt BE-së”.
“Unë dua të besoj se viti 2019 do të jetë viti i marrëveshjes. Kjo është mënyra më e mirë e përparimit për vendet tona dhe për gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Thaçi, shkruan kk, përcjell albinfo.ch.
Marrëveshja, e përmendur për herë të parë nga homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, vitin e kaluar, duhet të mbyllë “të gjitha çështjet e pazgjidhura midis Kosovës dhe Serbisë”, tha Thaçi dhe sipas tij duhet të përfshijë një “demarkacion kufitar, duke përcaktuar kufirin midis Kosovës dhe Serbisë”.
Presidenti Thaçi ka thënë gjithashtu se tani ekziston një “momentum i ri me fokus dhe vëmendje të shtuar të BE-së, Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë për të arritur një marrëveshje, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova” Platforma albinfo.ch është partnere mediale e festivalit dhe ajo do të ju mbajë të informuar mbi...
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
-
Gjeneva
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Gjenevë për 4 vjet me radhë sjell fima shqiptarë
Jeta në Zvicër
-
Rritje e investimeve të huaja në Zvicër gjatë vitit 2023 Ndërsa investimet e kompanive të huaja në Evropë ranë vitin e kaluar, në Zvicër u investua...
-
Qeveria zvicerane synon ekuilibër më të mirë gjinor në administratën federale
-
Qeveria zvicerane do të përdorë të dhënat e telefonit për të identifikuar azilkërkuesit
-
Fillon Programi kundër ngacmimit në Gjenevë
-
Sondazhi: Aeroplani, mënyra më popullore për të shkuar me pushime për zviceranët