Futboll
Xherdan Shaqiri zgjedh formacionin më të mirë në botë
Për Xherdan Shaqirin e sotmja është një natë e madhe, pasi kthehet aty ku u bë jashtëzakonisht i famshëm dhe fitoi gjithçka në futbollin evropian.
Shqiptari do të përballet me klubin e tij të mëparshëm, Bayern Munchen, i cili do të jetë mysafirë në Anfield në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Shaqiri e fitoi Ligën e Kampionëve me klubin gjerman në sezonin 2012/13.
Shaqirit gjithashtu iu kërkua nga televizioni gjerman Sport1 ta bëjë formacionin më të mirë në botë, sipas tij.
Shaqiri, i lumtur që do të luajë përballë Bayernit: Kalova kohë të mirë në Munich, por tani dua të kalojmë në çerekfinale, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Interesante, pasi Shaqiri për formacion zgjodhi tre lojtarë që do të luajë kundër tyre në Ligën e Kampionëve si Manuel Neuer, Thiago dhe Robert Lewandowski.
Nga Liverpooli ishin Andy Robertson dhe Virgil van Dijk. Me formacionin mund të jetë hidhëruar Mohamed Salah, që nuk ka vend.
Kjo pasi në sulm janë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, që shoqërhen nga Lewandowski.
Në formacionin e Shaqirit nuk mungojnë as katër lojtarë të Real Maridit si Luka Modric, Toni Kroos, Sergio Ramos dhe Dani Carvajal.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026












