Bota
Imamja e parë femër në Francë, i kundërshton tejkalimet patriarkale
39-vjeçarja franko-algjeriane, Kahina Bahloul, i denoncon tejkalimet patriarkale dhe të vjetra që, sipas saj, janë shtrembërim i islamit.
“Sot, gratë dhe burrat kanë të njëjtat të drejta, zënë të njëjtat funksione, kanë të njëjtat profesione. Kërkohet një përditësim i imamatit». Franck Ferville / Agence VU ‘
Imamja e parë femër në Francë, Kahina Bahloulmène, lutet në Xhaminë Fatima të Parisit çdo të dytën të premte, në alternim me kolegun e saj Faker Korchane, informon albinfo.ch. Duke u përballur me ata, të mbledhur në të njëjtën dhomë, besimtarët e të dy gjinive bëjnë sexhde, gratë nga njëra anë, burrat nga ana tjetër. Ballë për ballë, kaq të barabartë.
Kjo skenë, e paparë në Francë, së shpejti do të jetë një realitet nëse doktorja e islamologjisë dhe profesoreshë e filozofisë mund të gjejë një vend dhe fonde. Një apel për këtë synim ka filluar edhe në fillim të janarit, duke gjeneruar një interes të madh mediatik. Që nga radio stacionet e Gjirit e deri te Radio Canada, të gjithë i ka tërhequr kjo franko-algjeriane 39-vjeçare, e cila i ka denoncuar teprimet patriarkale dhe të vjetra, sipas së cilës, po e shtrembërojnë islamin.
E ngritur në familjen kabile të babait të saj, por edhe mbesë e një katoliku dhe një hebreje nga nëna e saj, Kahina Bahloul, 39-vjeçare, pretendon shpirtërimin e fëmijërisë së saj myslimane, e hapur ndaj të tjerëve dhe bujare, në kundërshtim total me imazhin e mbyllur dhe të dhunshëm që japin salafistët. Një urgjencë që u imponua në vitin 2015 pas sulmeve në Paris.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













