Bota
Shakira ftohet të dalë para një gjykate në Spanjë
Këngëtarja kolumbiane, Shakira, është ftuar të paraqitet në një gjykatë të Spanjës më 12 qershor të këtij viti, për t’u përballur me akuzat kundër saj për mospagim të taksave në vlerë prej 14.5 milionë eurosh. Kështu thuhej në dokumentin e lëshuar nga gjykata të martën, më 26 shkurt.
Hetuesit ligjorë kanë lëshuar aktpadi kundër këngëtares në muajin dhjetor, duke e akuzuar atë për mospagim të taksave për të ardhurat e fituara brenda vitit 2012 dhe 2014, gjatë së cilës kohë, sipas tyre, Shakira ka jetuar në Kataluni.
Zëdhënësit e këngëtares kolumbiane nëpërmjet një deklarate për media, kanë bërë të ditur se Shakira nuk ka jetuar në Spanjë deri në vitin 2015 dhe se ajo gjithmonë i ka kryer të gjitha obligimet e saj tatimore.
Ylli i hiteve “Hips Don’t Lie” dhe “Clandestino”, rregullisht i ka ndjekur lojërat e futbollit të partnerit të saj, Gerard Pique, i cili luan për Barcelonën. Pique dhe Shakira, janë në lidhje që nga viti 2010, dhe i kanë dy fëmijë së bashku. Autoritetet spanjolle së fundmi i kanë vënë në shënjestër të famshmit, të cilët mundohen t’u ikin pagimit të taksave në shtetin e tyre.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














