Lajme
Kosova vlerëson përkrahjen e Luksemburgut
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e madhe që po jep Luksemburgu për integrimin e Kosovës
Luksemburgu edhe pse është një shtete i vogël ka dhënë një kontribut të madh për zhvillimin e Kosovës, prandaj qeveria dhe populli i Kosovës i është mirënjohës këtij shteti. Kështu deklaroi ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, gjatë një takimi që zhvilloi me të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Luksemburgut në Kosovë, Pierre Weber.
Ministri Hoxhaj e ka njoftuar diplomatin Weber për proceset në Kosovë, forcimin e vazhdueshëm të shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar. Ai ka veçuar angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e agjendës evropiane.
Ministri i Jashtëm i Kosovës ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e madhe që po jep Luksemburgu, duke kërkuar mbështetje të mëtejshme për proceset eurointegruese.
I ngarkuari me punë në Ambasadën e Luksemburgut, Pierre Weber, ka vlerësuar progresin që po arrihet në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të shtetit të tij për Republikën e Kosovës.
Ministri Hoxhaj dhe Weber kanë biseduar edhe për marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet dy shteteve, duke shprehur vullnetin e dyanshëm për fuqizimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve në shumë fusha ndërmjet Luksemburgut dhe Kosovës.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












