Kosova
Sa e pengon taksa anëtarësimin e Kosovës në Interpol?
Janë të paktën tri synime në agjendën aktuale të Kosovës për anëtarësim në organizata e mekanizma ndërkombëtarë. Përpjekjet e sërishme për anëtarësim në organizatën e INTERPOL-it (Policinë Ndërkombëtare), pastaj anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe në Organizatën Botërore të Tregtisë, janë disa nga prioritetet që përmenden në këtë drejtim.
Por, mbetet dilema nëse të gjitha këto synime mund të dështojnë për shkak se Kosova mund të ballafaqohet me mungesën e mbështetjes nga disa vende perëndimore, të cilat në vazhdimësi e kanë përkrahur atë, si pasojë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës doganore 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.
Ky vendim, nga SHBA-ja dhe BE-ja po vlerësohet se ka bllokuar dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Megjithatë, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës konsiderojnë se Kosova nuk është duke humbur asgjë në rrafshin politik ndërkombëtar nga mospezullimi i taksës doganore, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Anton Berisha, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se taksa doganore nuk mund të paraqesë për Kosovën pengesë për anëtarësim në INTERPOL, në Këshillin e Evropës apo në mekanizma të tjerë.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fundjavë me stuhi në Zvicër Të dielën pasdite, një stuhi do të lëvizë mbi Zvicër, pas së cilës temperatura bie. Fundjava... -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave














