Kosova
Në 40 zona të Kosovës ende ka rrezik nga minat
Fshatrat afër brezit kufitar me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ende konsiderohen si të rrezikshme nga minat edhe 20 vjet pas luftës së fundit në Kosovë.
Ndër komunat me terren të papastruar nga minat është edhe Hani i Elezit.
Pikërisht me këtë komunë ka filluar edhe operacioni për pastrimin e zonave të rrezikshme për këtë vit, i cili do të zgjasë deri në fund të nëntorit.
Në fshatin Seqishtë të kësaj komune, FSK-ja do të pastrojë mbi 45 mijë metra katrorë sipërfaqe.
FSK-ja që nga viti 2010 ka pastruar më shumë se 2 milionë metra katrorë, si dhe ka shkatërruar 2.177 mjete të ndryshme eksplozive të pashpërthyera, kurse ekipet e EOD-së kanë intervenuar në 2.136 raste dhe kanë demoluar 3.150 mjete të ndryshme eksplozive, shkruan Koha.net, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa, zona jo të pastruara kanë mbetur edhe 44.
Pas luftës në Kosovë, 117 persona kanë humbur jetën nga minat, ndërsa të plagosur kanë mbetur më shumë se 500 persona.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%














