Lajme
Një tërmet i lehtë godet Kosovën
Në ora 9.15, një termet me rreth 3.7 shkallë, ka goditur Prishtinë dhe Vushtrrinë, ndërsa dridhjet janë dëgjuar edhe në pjesët tjera të Kosovës
Një tërmet i lehtë ka goditur të dielën në mëngjes Republikën e Kosovën. Sipas medieve lokale, në ora 9.15 një termet me rreth 3.7 shkallë të Rihterit, ka goditur Prishtinë dhe Vushtrrinë, ndërsa dridhjet janë dëgjuar edhe në pjesët tjera të Kosovës.
Epiqendra e tërmetit thuhet se ka qenë në Serbi, ndërsa burimet zyrtare sizmologjike të Serbisë thonë se tërmeti ka qenë në 3.7 shkallë të Rihterit.
Ndryshe Kosova kryesisht pjesa lindore e vendit, është zonë aktive sizmologjike. Edhe më herët në këtë regjion ka pasur tërmete, por jo me intensitete të lartë. Tërmeti i fundit ka ndodhur në vitin 2002 në Gjilan, ku për pasojë ka lënë një person të vdekur dhe shumë shti të demoluara.
Ndërsa vetë një javë më parë një tërmet me intensitet të ulët ka goditur kryeqytetin e Maqedonisë, Shkupin. Sipas informacioneve që ka dhënë Qendra Evropiane për Sizmologji, tërmeti ka qenë 16 kilometra nga qendra e Shkupit, ndërsa nuk ka shkaktuar dëme, përveç frikës tek qytetarët.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













