Bota
Mbi dy miliardë njerëz në botë nuk kanë qasje në ujë të pijshëm
Sipas një raporti vjetor të “UN-Water” dhe UNESCO-s, 2.1 miliardë njerëz në botë janë të privuar nga e drejta për të pirë ujë të sigurtë dhe të pastër.
Për shkak të zhvillimeve ekonomike dhe demografike, dhe ndryshimit të modelit të konsumit, kërkesat globale për ujë duhet të rriten nga 20 deri në 30 përqind deri në vitin 2050, shkruan france24, përcjellë albinfo.ch.
Ndryshimet klimatike po ashtu mund ta vështirësojnë qasjen në ujë të pijshëm.
Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, mungesa e ujit të pijshëm vret më shumë njerëz se sa luftërat e tërmetet, me 780 mijë vdekje të shkaktuara nga dizenteria dhe kolera çdo vit.
Raporti po ashtu ka theksuar se njerëzit e varfër në qytete janë ata që vuajnë më së shumti.
Gratë po ashtu diskriminohen kur vjen puna te qasja në ujë të pijshëm.
“Barra e të siguruarit ujë në këto mjedise bie te gratë dhe vajzat, një punë që nuk iu njihet e nuk iu paguhet”, thuhet në raport, transmeton në shqip albinfo.ch.
Për ta bërë ujin më të qasshëm, UN beson se zgjidhja mund të vijë nga të pasurit, sikurse edhe nga inciativat e qeverisë.
“Njerëzit e pasur të cilët paguajnë pak, duhet të fillojnë të paguajnë më shumë, kështu që qasja (në ujë të pijshëm) të mund të bëhet universale”, thotë Richard Connor, kryeredaktor i raportit.
UN ka vlerësuar se një investim prej 114 miliardë dollarësh është i nevojshëm për ta rritur qasjen në ujë të pijshëm tri herë më shumë se që është duke u shpenzuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço”
Jeta në Zvicër
-
Nëntë kilometra bllokim trafiku përpara tunelit Gotthard Të shtunën ka pasur sërish bllokim trafiku para portaleve të tunelit Gotthard. Udhëtarët duhej të prisnin...
-
A është e ligjshme djegia e flamurit të Zvicrës?
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra, për të cilat duhet të dini këtë javë
-
Bazel: Politikanët po bëjnë thirrje për mbajtjen e fëmijëve larg celularëve
-
Transmetuesit publikë zviceranë tërhiqen nga X/Twitter