Shkurt.ch
Zvicër: Deri në 3000 vdekje në vit si pasojë e gabimeve të mjekëve
Për shkak të ngarkesave administrative, mjekët e kalojnë vetëm një të tretën e orarit të tyre të punës me pacientët...
Se profesioni i mjekut është i rëndë dhe shumë stresues, është një gjë që dihet. Por me kalimin e kohës, puna e mjekut po bëhet edhe më kërkuese. Këtë e tregojnë të dhënat nga platforma Remed, në të cilën paraqiten mjekët kur ndodhen në kriza. Sipas gazetës “Sonntags-Zeitung”, në këtë platformë gjatë vitit 2018 janë bërë 143 paraqitje, që është numri më i madh i regjistruar që nga themelimi i rrjetit, para dhjetë vitesh.
Si shembull për të ilustruar këtë situatë, gazeta shkruan se është paraqitur një mjeke e re, transmeton albinfo.ch. Ajo, siç është shprehur, përnjëherë është përballur me faktin se duhet të bartë shumë më tepër përgjegjësi dhe në të njëjtën kohë të ketë më pak kontakte me eprorët e saj. Presioni dhe frika nga gabimet e mundshme të rënda mjekësore është shtuar me të madhe, deri sa ajo e pa veten në prag të kolapsit, duke vuajtur nga depresionet dhe u detyrua të merrte një pushim.
Dhe, ky nuk është një rast i izoluar.
Udhëheqësja e programit të Remed tërheq vërejtjen se shpeshherë për shkak të ngarkesave administrative në rritje, ndodhin situata emergjente për mjekët. Kështu, mjekët e kalojnë vetëm një të tretën e orarit të tyre të punës me pacientët ndërsa pjesa tjetër u kalon duke administruar grumbullin e letrave, dokumenteve.
Realisht, më shumë se gjysma e mjekëve të rinj në pozitën e kryemjekëve dhe asistentëve të mjekut sot punojnë dukshëm më gjatë se norma e lejuar që është maksimalisht 50 orë në javë, përcjell albinfo.ch. Ndërkohë, mjekët e duan një orar që do të ishte shumë më i shkurtër, gjegjësisht 39 deri 42 orë në javë.
Mbingarkesa e mjekëve me punë mund të shkaktojë gabime në trajtimin e pacientëve. Kështu, gabimet e mjekëve në Zvicër janë shkaktare të 2.000 deri 3.000 raste të vdekjeve në vit dhe të më shumë se 60.000 dëmtimeve të shëndetit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” “Më 28 dhjetor, ejani në Kosovë. Ejani me avionë. Ejani me autobusë. Ejani me vetura. E... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje
Jeta në Zvicër
-
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein Historia e saj është përfaqësuese e një kohe kur burra të fuqishëm e përdornin industrinë e... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes














