Financa
Bien euro dhe funte
Funte ra me 0.5% pasi britanikët refuzuan katër propozimet për Brexit, duke shtuar pasigurinë 10 ditë përpara daljes nga Bashkimi Evropian
Euro ka rënë në nivelin më të ulët në katër javë në tregun botëror dhe iu afrua nivelit të qershorit 2017, ndërkohë që investitorët përfituan nga të dhënat e forta në Shtetet e Bashkuara, për të blerë dollarin.
Sondazhet drejt sektorit privat treguan se fabrikat në Eurozonë patën muajin më të keq në thuajse gjashtë vite gjatë marsit, ndërsa të dhënat ekonomike në Shtetet e Bashkuara, ofruan pak shpresë.
Kjo përforcoi këndvështrimin se të dy ekonomitë po përballen me një ngadalësim, por eurozona pritet ta pësojë më keq.
Sipas analistëve, pavarësisht se ka korelacion të ulët mes hendekut të aktivitetit të fabrikave mes Shteteve të Bashkuara dhe Eurozonës, ekzistojnë sinjale që ngadalësimi në Eurozonë do të ndikojë te valuta.
Sipas “Societe Generale”, tregu është pesimist dhe bastet për shitje janë shtuar, transmeton ‘Scan’.
Euro ra me 0.2% në 1.1190, pak sipër nivelit që preku në qershor 2017. Indeksi i dollarit, që mat performancën kundër valutave kryesore, u rrit me 0.3% në 97.4, niveli më i lartë në 3 javë, përcjell albinfo.ch.
Funte ra me 0.5% pasi britanikët refuzuan katër propozimet për Brexit, duke shtuar pasigurinë 10 ditë përpara daljes nga Bashkimi Evropian.
Funte qëndroi në 1.3040 kundërt dollarit dhe preku 84.8 pensë ndaj euros. Kriptovalutat patën një rritje të papritur, ndërkohë që Bitcoin shtoi 20% në 5,000 dollarë.
Të ngjashme
Të tjera nga Financa
E-Diaspora
-
Vjenë
Autopsia e viktimave kosovare në Vjenë nis pas aksidentit tragjik në kantier Hetimet vazhdojnë në Vjenë, autopsia e trupave të tre kosovarëve... -
Në mesin e viktimave në Vjenë është edhe një ish-veteran i UÇK-së -
Tragjedia në Austri, Ministria e Diasporës: Po koordinohemi me familjarët për kthimin e trupave -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë, Komuniteti Shqiptar Musliman në Austri shpreh dhimbje dhe solidaritet -
Kurti: Të tronditur nga tragjedia në Austri, tre viktima janë shtetas të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Çmimet në Migros dhe Coop nën lupë: A po mashtrohen konsumatorët nga etiketimet Autoritetet zvicerane kanë ndërmarrë veprime ndaj zinxhirit të supermarketeve Migros, pas shqetësimeve për mënyrën e paraqitjes... -
Aksident tragjik në Zvicër: rrëzohet teleferiku në Titlis, humb jetën një grua -
Debat i ashpër për pagën minimale në Zvicër, votim i rëndësishëm në Vaud -
Crans-Montana: Viktimat e zjarrit nuk mundën të shpëtonin për shkak të daljes së bllokuar -
Çfarë ndryshon në Zvicër nga prilli 2026












