Lajme
Arsimi në Kosovë i degraduar nga politika
Në dekadën e fundit arsimi kosovar është degraduar maksimalisht, sa që është vështirë të kthehet në binarë normal, konsiderojnë përfaqësuesit e opozitës
Sistemi arsimor në Kosovë vazhdon të mbetet i politizuar nga niveli parashkollor e deri në atë akademik. Kështu vlerësojnë përfaqësuesit e opozitës, sipas të cilëve, në dekadën e fundit arsimi kosovar është degraduar maksimalisht, sa që është vështirë të kthehet në binarë normal.
Problemi më shqetësues për të gjitha shkollat e vendit, janë emërimet politike e korruptive, e që në shumë raste, emërimi i udhëheqësve të institucioneve arsimore në të gjitha nivelet dhe mësimdhënësve, bëhet jashtë profileve të tyre.
Fevzi Berisha është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, parti më e madhe opozitare. Ai th se përveç politizimit të skajshëm në këtë sistem, cilësia dhe infrastruktura nuk janë në nivelin e duhur.
“E para që do të ndryshojmë, është se ne do të kërkojmë që në mënyrë rigoroze të përfillen normat juridike ekzistuese që sot janë në arsim, duke filluar prej strategjive dhe ligjeve përkatëse”, deklaoi ai, raporton REL.
Afrim Kasolli është deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili përfaqëson këtë parti në Komisionin për Arsim, Kulturë Rini në Kuvendin e Kosovës. Ai vlerëson se arsimi është shndërruar në poligon të realizimit të ambicieve politike dhe në punësimin e militantëve politikë.
Megjithatë, Kasolli konsideron se përmirësimi në këtë fushë, mund të ndodhë vetëm nëse depolitizohet kjo fushë dhe investohet në veprimtaritë kërkimore shkencore.
“Duhet të investohet në sektorin e arsimit, si një ndër sektorët krucial dhe po ashtu hap tjetër është depolitizomi i menjëhershëm. Gjithashtu edhe në përmirësimin e menaxhimit të arsimit dhe të investohet në radhë të parë në veprimtaritë kërkimore – shkencore”, tha ai.
Edhe përgjegjës për arsim në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, një ndër problemet kryesore në këtë fushë, numërojnë politizimin e arsimit.
Edhe përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës e pranojnë se problemet ekzistojnë në këtë fushë, por edhe përmirësimet nuk mungojnë.
Arbër Morina, këshilltar i ministrit të Arsimit, Ramë Buja, thotë se infrastruktura ligjore dhe e objekteve, gati është kompletuar, pastaj ka pasur investime në librat shkencorë, si dhe është bërë trajnimi dhe licencimi i mësimdhënësve.
Ndërkaq, sa i përket akuzave të opozitës për politizim, Morina nuk e mohon këtë fakt, por thotë se janë duke punuar në këtë drejtim, duke shtuar se kjo çështje varet edhe nga Kuvendet Komunale.
“Ndërsa, sa i përket politizimit, ne, si ministri, jemi duke punuar vazhdimisht që ky fenomen negativ të eliminohet. Nuk mund të themi se gjithçka është e depolitizuar, ka raste, por megjithatë kjo çështje u përket edhe Komunave të Republikës së Kosovës”, thotë Morina.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër












