Kosova
Kryeministri Haradinaj: Kosova nuk përbënë rrezik të migrimit
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shprehur shqetësimin për të dhënat e pasakta lidhur me migrimin sipas tij statistikat tregojnë se Kosova nuk përbënë rrezik të migrimit.
“Në disa media po jepen të dhëna të pasakta lidhur me migrimin e popullsisë së Kosovës, kryesisht të rinjve tanë. Statistikat e fundit reale të migrimit, tregojnë se Kosova nuk përbënë rrezik të migrimit, duke shënuar trendin më të vogël ndër vite me vetëm 3515 raste të kërkesave për migrim në vitin 2018, krahasuar me vitin 2015, kur kishin e migruar 67.545 persona. Ndërsa, në vitin 2018, janë rikthyer vullnetarisht 727 qytetarë të Kosovës. Kjo tregon qartë rënie të lartë të migrimit dhe se qytetarët e Kosovës respektojnë parimet bazë të lëvizjës së lirë“, ka shkruar Haradinaj, përcjell albinfo.ch.
Ai gjithashtu ka thënë manipulimi me shifrat e aplikimeve për viza e dëmtojnë rëndë procesin e liberalizimit të vizave.
“Të dhënat e pasakta, me ose pa qëllim, dhe manipulimi me shifrat e aplikimeve për viza, të cilat në shumicën e rasteve janë viza turistike, zyrtare dhe të punës, dhe vizita e bashkime familjare, për të cilat qytetarët aplikojnë njëkohësisht në disa ambasada dhe të njëjtit edhe disa herë brenda vitit, e dëmtojnë rëndë procesin e liberalizimit të vizave“, ka thënë Haradinaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Nga dita e diel: Shërbimi i ri i Léman Express për në aeroport Duke filluar nga kjo e diel, udhëtimi midis Annemasse dhe Aeroportit të Gjenevës merr një nxitje... -
Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15% -
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais -
Zgjerimi hekurudhor i BE-së duke anashkaluar Zvicrën -
“Gjeneva Ndërkombëtare në rrezik”












