Shkurt.ch
Gjykata Federale i vërteton shqiptarit dënimin me burg të përjetshëm
Shkak për vrasjen e kryer në vitin 2009 kishin qenë borxhet prej 30.000 eurosh që viktima i kishte vrasësit
Vrasja ka ndodhur në vitin 2009, në Bonstetten të Cyrihut. Shtetasi shqiptar, sot 43 vjeçar ishte dënuar nga Gjykata e Qarkut e Cyrihut me burgim të përjetshëm për vrasjen e rëndë të kryer me ekzekutim (nga afërsia, me një plumb në kokë).
Shkak për vrasjen e kryer kishin qenë borxhet prej 30.000 eurosh që viktima i kishte vrasësit, shkruan sda.ch
Në vendimin e saj të publikuar sot, Gjykata Federale e Zvicrës, si shkalla më e lartë e gjyqësisë së vendit, ka hedhur poshtë të gjitha pikat e ankesës së bërë nga i dënuari, transmeton albinfo.ch. Kështu, Gjykata Federale në vendimin e përmendur bën shpjegime të detajuara në lidhje me momentin e vrasjes gjegjësisht të vdekjes së viktimës.
Shqiptari i dënuar kishte pretenduar se në momentin e vdekjes së përmendur ai kishte qenë në Itali, gjë që ,sipas tij, e vërtetonin dëshmitë e telefonatave të kryera. Mbështetur në këtë, ai ka kërkuar lirim nga akuza për vrasje, rrezikim jete dhe shtrëngim.
Gjykata e Qarkut të Cyrihut, vendimin e saj lidhur me rastin, e kishte mbështetur në indiciet dhe deklarimet e ish mikeshës së dorasit. Ajo kishte qenë ulur në pjesën e pasme të asaj makine në të cilën viktima ishte qëlluar me armë, kështu që ajo kishte mundur të shihte gjithë rrjedhën e ngjarjes.
Tashmë i dënuari, e kishte marrë viktimën në makinën e tij, për të biseduar lidhur me borxhet që i kishte ai, transmeton albinfo.ch. Këto borxhe dyshohet të kenë qenë në lidhje me tregtinë me drogë. Biseda ishte përshkallëzuar duke u shndërruar në grindje. Dorasi kishte nxjerrë një armë dhe kishte qëlluar me të mbi burrin që ishte i ulur përkrah tij. Pastaj ai e kishte tërhequr viktimën tek një përrua.
Aktualisht shqiptari 43 vjeçar është duke e vuajtur një pjesë të mbetur tüë një dënimi me 10 vite burg në Itali, për një vrasje tjetër, përcjell albinfo.ch. Pasi ta ketë mbaruar, ai do të transferohet në Zvicër, ku, mbi bazë të dënimit tashmë të konfirmuar me heqje të përjetshme lirie, ai nuk mund të lirohet me kusht pa i bërë së paku 15 vjet burg.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord












