Kosova
KFOR-i: Me gjithë spekulimet, gjendja është nën kontroll në veri
Zyra për Informim e Shtabit të KFOR-it përmes një komunikate për media ka konfirmuar se gjendja në veri, si dhe në mbarë Kosovën, është absolutisht nën kontroll dhe nuk ka asnjë shenjë apo dëshmi për trazira apo dhunë të mundshme.
“Pavarësisht nga thirrjet e shumta për mospërhapje të spekulimeve të papërgjegjshme, për fat të keq thashethemet e fabrikuara vazhdojnë të qarkullojnë nëpër media dhe shkaktojnë shqetësime të pabaza te popullata. KFOR-i konfirmon se gjendja në veri, si dhe në mbarë Kosovën, është absolutisht nën kontroll dhe nuk ka asnjë shenjë apo dëshmi për trazira apo dhunë të mundshme”, thuhet në deklaratë.
Sipas KFOR-it, nuk ka asnjë arsye për shqetësim dhe frikë. Ata kanë sqaruar se këtyre ditëve një grup i oficerëve të NATO-s, të shoqëruar nga KFOR-i, po zhvillon një aktivitet zbulimi nëpër Kosovë.
Ata oficerë janë nga shtetet e ndryshme të NATO-s, përfshirë Shqipërinë. Në deklaratë thuhet se aktiviteti përfshin vizita nëpër vende të ndryshme në Kosovë, duke përfshirë Mitrovicën dhe lokacione të tjera në veri.
“Ky nuk është provokim, por është një aktivitet i përbashkët i NATO-s, dhe prania e 4 oficerëve shqiptarë nuk duhet ta habisë askënd, pasi që Shqipëria është anëtare e NATO-s tani e 10 vjet. Për më tepër, duhet të dihet se Shqipëria gjithashtu kontribuon në misionin e KFOR-it”, vijon komunikata, transmeton Ksp, përcjell albinfo.ch.
Sipas tyre, KFOR-i vazhdon në mënyrë të paanshme t’i përkushtohet mandatit të OKB-së për ta mbrojtur tërë popullin në Kosovë, prandaj kur KFOR-i ushtron dhe lëviz nëpër Kosovë, të gjithë duhet të ndihen të sigurt.
E-Diaspora
-
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës Astrit Rakipi, shqiptari që diplomoi për Mjekësi në një nga universitetet më... -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C















