Futboll
Ermir Lenjani dy gola brenda 12 minutave
Christian Panucci nuk e grumbulloi për sfidat ndaj Turqisë dhe Andorrës, duke hapur edhe një debat për të ardhmen e Ermir Lenjanit, që sot duket se po tregon vlerat e tij me Sionin, në kampionatin zvicerian.
Futbollisti shqiptarë, që tha se sa të ishte Panucci në stol nuk vinte më te Shqipëria (edhe pse italiani u shkarkua dhe tashmë ajo deklaratë bie poshtë), ka shënuar dy gola fantastikë brenda 12 minutash, në pjesën e parë, teksa Sioni po fiton 2-1 në fushën e Thun.
Janë pesë gola në kampionat për Lenjanin, këtë sezon, që duket se është rikthyer në formën e tij më të mirë.
Nëse ndeshja përfundon me fitore, sigurisht që tashmë Sion mendon për Europa League, që do të ishte hap prej gjiganti, shkruan Telesport, përcjell Albinfo.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme













