Lajme
Kosovarët me qasje në 3G
IPKO nga disa e sotme ka lëshuar në funksion rrjetin 3G, i cili do të ofrojë shpejtësi më të madhe të internetit deri 100 herë më të shpejt se deri më tani
Nga dita e sotme, operatori i dytë i telefonisë mobile në Kosovë, IPKO ka lëshuar në funksion rrjetin 3G, i cili do të ofrojë shpejtësi më të madhe të internetit deri 100 herë më të shpejt. Në rrjetin 3G, sipas përfaqësuesve të IPKO-s, do të kenë qasje rreth 40 për qind e përdoruesve të internetit celularë.
Drejtori i Përgjithshëm i IPKO-s, Robert Erzin, ka thënë se 40 për qind e konsumatorëve që përdorin internetin në telefonat e tyre mobil, nga e diela më 1 dhjetor do të kenë qasje në rrjetin 3G.
Erzin ka paralajmëruar se do të mundohen që sa më shpejt të kaloj në rrjetin 4G, raporton “Zëri”.
“Përdoruesit tan do të kenë internetin shumë më të shpejtë në mobil dhe do të kalojnë automatikisht në rrjetin 3G. Ne kushte ideale 3G do të ofroj shpejtësi deri ne 100 herë më të madhe se rrjeti 2G”, theksoi Erzin.
“Prej nesër, kjo bazë e konsumatorëve do të mund ta përdorin 3G sepse ne do ta ofrojmë atë për të gjithë dhe ata nuk do të kenë nevojë të aktivizojnë asgjë, vetëm do të kalojnë në rrjetin 3G”, ka thënë Erzin.
Ata kanë paralajmëruar se shumë shpejt do të kaloj në 4G, por sipas Erzin aktualisht nuk ka telefona të mjaftueshëm të cilët do ta përdornin rrjetin 4G.
“Prej të dielës përdoruesit tanë, të telefonisë mobile, do të kenë internetin shumë më të shpejt në telefonat e tyre mobil, do të mund ta kenë edhe zyrën e tyre me veti, gjithçka do të jetë më shpejtë sa i përket shpejtësisë së internetit në pajisjet e tyre mobile”, është shprehur Erzin.
E vetmja gjë që duhet bërë është konfigurimi për të shfrytëzuar njërën prej pakove Mini, Midi, Maxi të ofruara nga IPKO për konsumatorë, që kanë çmimin prej 1.95 euro deri në 4.95 euro. 3G pako do të sjellë prej 1 megabit për sekondë shpejtësi deri në 5 megabit për sekondë, varësisht prej pakos.
3G është shkurtesa për brezin e tretë të teknologjisë së telekomunikacionit celularë. 3G gjen aplikim në celularë, qasje në internet, në telefon, qasje fikse në internet, video thirrje dhe TV celularë. Deri sa IPKO ka ecur me 3G, operatori Vala ka premtuar se shumë shpejt do të plasojë 3G.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











