Lajme
Kosova e Shqipëria të rrezikuara nga korrupsioni
Transparency International ka publikuar të hënën Indeksin e Korrupsionit për vitin 2013. Sipas TI-së, Kosova dhe Shqipëria janë kampione të korrupsionit në Ballkan
Kosova dhe Shqipëria vazhdojnë të mbesin dy shtetet me nivelin më të lartë të korrupsionit në rajonin. Derisa vendet tjera të Ballkanit kanë shënuar rënie në ranglistën botërore të perceptimeve për korrupsion, Kosova dhe Shqipëria janë zhytur edhe me thellë në këtë dukuri.
Organizata “Transparency International” ka publikuar të hënë Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2013. Në këtë renditje janë 177 vende, ndërsa Kosova radhitet në vendin e 111-të, së bashku me Tanzaninë dhe Etiopinë. Në krahasim me vitin e kaluar, Kosova është ngritur për 6 vende.
Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Kosova mban pozitë më të avancuar vetëm ndaj Shqipërisë, e cila renditet në vendin e 116-të. Shqipëria, vitin e kaluar, mbante pozitën e 113-të. Në fakt, janë vetëm Kosova dhe Shqipëria dy vendet që janë radhitur në “zonën e kuqe” të korrupsionit, raporton REL.
Mali i Zi ka zënë pozitën e 67-të, duke rënë nga vendi i 75-të ku ishte radhitur vitin e kaluar. Përmirësime në krahasim me vitin e kaluar kanë shënuar edhe Kroacia me vendin e 57-të nga pozita numër 62, pastaj Serbia me vendin e 72-të nga 80, kurse Maqedonia është radhitur në vendin e 67-të, nga pozita e 69-të vitin e kaluar.
Transparency International tërheq vërejtjen se korrupsioni brenda sektorit publik vazhdon “të shkatërrojë” vende në gjithë botën.
Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2013, Danimarka dhe Zelanda e Re zënë vendin e parë, kurse vendin e fundit me numër 177 e ndajnë Afganistani, Koreja Veriore dhe Somalia.
Ndryshe, korrupsioni ende mbetet një problem madhor i Shqipërisë, ndonëse lufta ndaj tij është kryefjala e të gjitha qeverive gjatë 20 viteve të fundit.
Analisti Aleksandër Çipa shpjegon disa prej shkaqeve dhe jep opinionin e tij se si mund të zgjidhet ky problem i vazhdueshëm i shoqërisë shqiptare të 20 viteve të fundit.
“Ka një konstatim thuajse të përbashkët, që jemi në një krizë të sistemit dhe dominancë të korrupsionit ndaj sistemit ligjor. Sot Shqipëria ka një betejë të rëndësishme me dy parametra të rëndësishëm të sendërtimit të demokracisë institucionale”, tha ai.
E para, sipas tij, ka të bëjë me zbatimin e ligjit që është një ndër defektet më të konstatuara nga aktorët, partnerët dhe institucionet ndërkombëtare. “Dhe e dyta që është po kaq e rëndësishme është lufta kundër korrupsionit, që është e lidhur pazgjithshmërisht me mentalitetin e tranzicionit të pambarimtë”, tha Çipa.
Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka propozuar një paketë masash ligjore për reformën në drejtësi, sipas së cilës të gjitha rastet e korrupsionit duhet të hetohen në Prokurorinë e Krimeve të Rënda e të gjykohen nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Ndryshe, lufta ndaj korrupsionit është ndër 5 rekomandimet e Komisionit Evropian për marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100














