Integrimi
Bashkim Dyla menaxhon energjinë e 1,800 objekteve në Zvicër
Bashkimi është i certifikuar nga shteti i Zvicrës si ekspert për analiza të ndryshme të energjisë efiçente
Bashkim Dyla sot është inxhinier i energjisë shumë i respektuar në Bazel të Zvicrës.
Ai ka ardhur me një rrëfim interesant për emisionin “Histori Suksesi” në RTV Dukagjinin, për punën që bën në shtetin Helvetik.
Bashkimi ka lindur dhe është rritur në Gjakovë. Aty ka marrë edhe bazën e arsimimit të tij. Studimet për inxhinieri i ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës.
Fati ka dashur që ai me familje të emigrojë në Zvicër ku edhe ka vazhduar studimet post diplomike, përcjell albinfo.ch.
Sot ai si profesionist, inxhinier i energjisë është menaxher i 1,800 objekteve të ndryshme si shkolla, spitale, teatro etj.
Bashkimi është i certifikuar nga shteti i Zvicrës si ekspert për analiza të ndryshme të energjisë efiçente.
Inxhinieri shqiptar tregon se në Zvicër për të ndërtuar shtëpi, duhet të bëhet izolim i jashtëm i saj me materiale jo më pak se 20 cm trashësi.
“Po ashtu nëse ndërton shtëpi, një pjesë e rrymës duhet të prodhohet vet. Po ashtu nuk guxon që shtëpia të jetë e ndërtuar me më tepër se 50 xham, për shkak se xhami konsumon energji më shumë se muret”, tregon ai, përcjell Telegrafi.
Dyla ndër të tjera në këtë emision ka treguar edhe për llojet e energjisë të cilat janë të lejuara për ngrohje në Zvicër. Ai përmend edhe drurin si masë e lejueshme për ngrohje pasi siç tregon “druri edhe nëse kalbet, liron sasi të njëjtë të dioksidit të karbonit sikurse që digjet”.
Inxhinieri thotë se në Kosovë të gjitha trendet botërore përcillen me përpikëri, si restorantet, makinat etj., por sipas tij “trendi më i rëndësishëm që është ndërtimi i banesave dhe izolimi i tyre, nuk përcillet pothuajse aspak”.
E-Diaspora
-
“Innovation & Leadership Conference 2026”, platformë që lidh inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër Më 6 qershor 2026, në Bern të Zvicrës do të mbahet konferenca “Innovation & Leadership Conference... -
Kandidatët e rinj nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenberger
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund t’u heqë privilegjet veturave elektrike Disa kantone si Cyrih përjashtojnë plotësisht veturat elektrike nga taksa e automjeteve, ndërsa të tjera ofrojnë... -
Parashikohet rritje e sigurimeve shëndetësore në Zvicër edhe në vitin 2027 -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenberger -
“Kino Kosova” hap edicionin e 5-të në Cyrih me filma, diskutime dhe muzikë













