Lajme
Dhunë e shtuar në familjet shqiptare
Dhuna ndaj grave është rritur sërish në Shqipëri, krahasuar me periudha të mëparshme
Një studim ka zbuluar se 53 për qind e grave shqiptare jetojnë nën një abuzim të vazhdueshëm, ndërsa dhuna ndaj tyre në familje është rritur nga 56 për qind pesë vjet më parë, në rreth 60 për qind këtë vit. Nga studimi doli se mbi 80 për qind e dhunës ndaj grave fillon qysh në 3 vjetët e parë të martesës dhe pjesa dërrmuese tregojnë për dhunë shumëvjeçare ndaj tyre, të cilën e fshehin vetë nga frika dhe shpresa se gjendja mund të përmirësohet.
Në një raport të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim thuhet se nga afro 60 për qind e dhunës kundër grave, vetëm 8 për qind e grave dhe vajzave të dhunuara kërkojnë ndihmë dhe denoncojnë në gjykata, ndërsa pjesa tjetër heshtin apo kërkojnë ndihmë nga të afërmit.
Pjesa më e kërcënuar e grave nga dhuna, dy nga tri prej tyre, janë ato me arsim fillor, gratë që punojnë në shtëpi, gratë në zonat fshatare, etj.
Studimi zbuloi se madje se 3 nga 4 gra me fëmijë ndjehen të kërcënuara nga dhuna në familje, raportojnë mediet në Tiranë.
Nënat e intervistuara gjatë këtij studimi thanë se fëmijët e tyre ishin prekur nga dhuna në familje në 14 për qind të rasteve, në pjesën tjetër afro 85 për qind të rasteve fëmijët janë dëshmitarë të dhunës në familje dhe gjysma e tyre bie nga mësimet në shkollë për shkak të kësaj dhune.
Gratë pohuan se 30 për qind e fëmijëve jetojnë me frikë, 20 për qind janë plagosur gjatë dhunës në familje dhe një pjesë tjetër janë dërguar te të afërmit për shkak të dhunës në familje.
Dhuna e shtuar në familjet shqiptare e ka shtyrë OKB-në, qeverinë dhe organizatat e shoqërisë civile të kërkojnë rrugë të reja për frenimin e kësaj dukurie, transmeton VOA.
Forcimi i ligjeve nga një anë, shtimi i denoncimeve nga vetë gratë e dhunuara, angazhimi më i madh i policisë dhe gjykatave shihen ende si masa të pamjaftueshme, ndaj po shtohen përpjekjet për të ndërgjegjësuar burrat dhe djemtë që të përfshihen në fushata kundër dhunës ndaj grave në familjen dhe shoqërinë shqiptare.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër











