Kosova
Grabitjet e bankave shqetësojnë investitorët
Që nga viti i kaluar janë shtuar grabitjet e armatosura në banka dhe institucione të tjera financiare
Grabitjet nëpër banka janë bërë të zakonshme ditëve të fundit në Kosovë. Vetëm gjatë këtij viti kanë ndodhur dhjetëra plaçkitje nëpër filiale bankare. Kurse, rasti i fundit ka ndodhur javën e kalua, ku cak i hajnave ishte banka TEB.
Rastet e shumta të plaçkitjeve të bankave, kanë filluar ta shqetësojë edhe Bankën Qendrore të Kosovës (BQK).
Në këtë institucion, që ka për detyre mbikëqyrjen e bankave të Kosovës, kanë thënë se çështja e plaçkitjeve të bankave është kthyer në dukuri shqetësuese, raporton ‘monitor’.
“Çështja e plaçkitjeve të bankave është kthyer në dukuri, e cila mund të shkaktojë humbje për bankat, si dhe mund të dekurajojë investitorët e mundshëm për të investuar në sektorin bankar dhe në ekonominë tonë në përgjithësi”, ka treguar Kushtrim Ahmeti zyrtar për media në BQK, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se në fillim e muajit shkurt, pas disa takimeve të iniciuara nga Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa, drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe drejtorin Ekzekutiv të Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija.
Ahmeti ka treguar po ashtu se bankat informojnë Bankën Qendrore lidhur me këto ngjarje dhe organet tjera përkatëse që janë përgjegjëse.
“Më lejoni të ju informoj që, sipas Rregullores për Menaxhimin e Rrezikut Operacional, bankat informojnë Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës lidhur me këto ngjarje dhe organet tjera përkatëse që janë përgjegjëse. Çdo dëmtim financiar që ndodhë me rastin e vjedhjeve të bankave, kompensohet nga vetë banka dhe asnjëherë nga klientët apo BQK-ja. Për më shumë, në funksion të mbulimit të dëmeve financiare bankat sigurojnë paranë e gatshme”, ka thënë ai.
Edhe Shoqata e Bankave ka reaguar ndaj sulmit me eksploziv ndaj bankomatit të njërës nga bankat komerciale në Kosovë. Kjo shoqatë ka dënuar fuqishëm këtë akt kriminal, duke thënë se krijon pasiguri në sektorin financiar, rrezikon mirëqenien e qytetarëve dhe dëmton rëndë imazhin e Kosovës.
Sektori bankar kërkon nga institucionet e sigurisë së vendit që sa më parë të sjellin para drejtësisë këto grupe kriminale që synojnë të dëmtojnë bizneset e Kosovës.
Që nga viti i kaluar janë shtuar grabitjet e armatosura në banka dhe institucione të tjera financiare.
Në dhjetorin e 2018, një polic ishte vrarë në detyrë, përderisa tentonte të parandalonte një plaçkitje në Istog. E i vrarë në vend kishte mbetur edhe plaçkitësi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze Bëhet e ditur se kori Siparantum është shndërruar një prej përfaqësime më dinjitoze të Kosovës, përcjell...
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
-
Spanjë: Vlerësohet shfaqja “Ëndrrat e Hamletit” e Mentor Zyberajt
-
Kanada
Kanada: Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj, sjell “Traviata” e Xhuzepe Verdit
Jeta në Zvicër
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur...
-
Zvicër: Votimi i shtrenjtë për ligjin për furnizimin me energji elektrike
-
Policia e Thurgau-ut, me apel interesant
-
Zvicër: Tregtia me pakicë rritet vetëm falë produkteve ushqimore
-
Zvicër: Nisma e re për legalizimin e rritjes së kanabisit