Lajme
Shkëmbim zjarri në kufi, vriten 3 persona
Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Korçës, kur një grup prej tre policësh grekë u përleshën me 2 vëllezër shqiptarë nga rajoni i Devollit. Dy vëllezërit dhe një polic grek mbetëm të vrarë
Dy qytetarë shqiptarë dhe një polic grek kanë mbetur të vdekur gjatë një përleshje të armatosur në kufirin shqiptaro-grek në rajonin e
Korçës. Ngjarja e rëndë ndodhi natën e kaluar në fshatin Vrontero, kur një grup prej tre oficerësh të Policisë greke u përleshën me 2
vëllezërit e rajonit të Devollit.
Sipas medieve shqiptare, ngjarja ka ndodhur në piramidën 1920, pranë liqenit të Prespës, në orën 00:45, kur patrulla e policisë që merrej
me kontrollin e peshkimit të paligjshëm, ushtroi një patrullim, pasi kishte informacion se ishin vjedhur rrjetat e peshkatarëve në liqen.
Patrulla e la automjetin në rrugë dhe përshkoi në këmbë për rreth 30 minuta, derisa vuri re një kasolle rreth 2 km larg liqenit të Prespës,
kasolle që shpesh sipas policisë, përdoret nga trafikantët e emigrantëve të paligjshëm apo trafikantët e drogës.
Dy nga policët shkuan për të kontrolluar kasollen, ndërsa i treti qëndroi më pas, për t’iu mbuluar atyre krahët. Kur u afruan, policët
kanë bërtitur në gjuhën shqipe “Policia, policia!”, ndërsa një nga shqiptarët ka hapur zjarr me kallashnikov”, kështu raportojnë mediet
shqiptare duke u bazuar edhe në informatat e policisë greke.
Plumbat kanë plagosur policin 43 vjeçar Ilia Kosteni dhe pas kësaj polici i tretë që ndodhej jashtë kasolles hapi zjarr mbi njërin nga
shqiptarët duke e plagosur për vdekje. Tjetri mori armën e të vëllait dhe vijoi të qëllojë mbi policinë, por nga shkëmbimi i zjarrit edhe ai
mbeti i vdekur.
Vetëm pak orë pas ngjarjes policia e Korçës, bëri të ditur se viktimat janë vëllezërit Melsi dhe Elvis Çollaku nga fshati Shuec i Devollit,
ndërkohë që viktimat nuk kishin asnjë mjet identifikimi me vete, citon BW
Sipas mediave greke që i referohen informacioneve të policisë, gjithçka ndodhi në rreth 2 minuta, ndërkohë që temperatura në zonë
ishte -15 gradë celsius. Polici i plagosur nuk iu mbijetoi dot plagëve dhe vdiq rrugës për tek makina e patrullës së policisë.
Nga kontrolli në kasolle nuk u gjet drogë apo armë dhe hetimet përqendrohen në faktin që shqiptarët kishin hyrë në tokën greke për
peshkim të paligjshëm në liqenin e Prespës.
Presidenti i Federatës Panhelenike të rojeve kufitare tha për gazetën “To Vima”, se përgjegjësia për këtë ngjarje të rëndë është e drejtimit
politik të policisë greke. Sipas tij, prej dy vjetësh është kërkuar përforcimi i shërbimeve kufitare.
Ai shtoi se në qoftë se do të kishte patur staf në operacionin e kërkimit të trafikantëve duhet të ishin 10 dhe jo tre policë, gjë që
mund të shmangte humbjet e jetëve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













