Bota
Evropa, pas kompanive filmike amerikane
Shtetet e Evropës Qendrore janë në vrap për të marrë një copë buxheti që kompanitë gjigante, si Amazon e Netflix, po shpërndajnë për realizimin e serive televizive. Ekipet me përvojë, pagat e ulëta për punëtorët dhe produksionet me çmim të lirë që ofrojnë kompanitë filmike të Republikës Çeke dhe Hungaria, kanë përfshirë në këtë lojë edhe shtetet e tjera evropiane.
Polonia ka ofruar 30 për qind zbritje në shpenzime për prodhimet e filmave nga kompanitë e huaja, duke shtyrë çekët dhe hungarezët që të mendojnë për zbritje të reja. Stanislaw Dziedziq, nga kompania filmike “Film Produkcja”, mirëpret zbritjet në çmime, por ka thënë se dallimi në çmime mes tri shteteve duhet të jetë minimal dhe vendimi të varet nga lokacioni dhe ekipi filmik. Barrandow Studios në Pragë, ka histori të gjatë të bashkëpunimit me produksionet ndërkombëtare. Këtë e tregojnë koleksionet e kostumeve që janë shfaqur nëpër filmat që kanë fituar “Oscar”, përcjell albinfo.ch.
Çekët, me lirimin prej 20 për qind, joshën me të madhe produksionet e huaja. Ky shtet ka fituar 210 milionë dollarë për 1 mijë e 72 ditë xhirime të 38 serive e filmave të huaj, vetëm gjatë vitit 2018. Pak më shumë ka fituar Hungaria që siguroi 385 milionë dollarë.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit "Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha Zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale... -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër












