Kosova
Qendra gjermane organizon panairin e punës në Kosovë
“Eja dhe tako punëdhënësin tënd potencial”, është thirrja e qendrës DIMAK për Panairin e Punës dhe Karrierës, shkruan albinfo.ch.
Ky panair, që do të zërë vend në sallën “1 tetori” në Prishtinë, më datën 3 maj, pritet të mbledhë kompani të ndryshme, të cilat do t’u ofrojnë mundësi punësimi të interesuarve.
Po ashtu, në këtë panair, të interesuarit do të mund të informohen edhe për mundësitë e ndryshme për bursa, trajnime dhe seminare, përcjell albinfo.ch.
“Eja, tako punëdhënësin tënd potencial dhe zbulo mundësitë për vazhdimin e karrierës tuaj”, është thirrja DIMAK-ut.
Për ndryshe, DIMAK është qendër gjermane që ofron informacion për migracion, arsim dhe karrierë.
E në prag të këtij panairi, të rinj të Kosovës po marrin rrugën drejt vendeve europiane, me qëllim të gjetjes së një pune më të mirë.
Sipas Anketës së Fuqisë Punëtore, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, shkalla e papunësisë në vend është 29.6 për qind.
E-Diaspora
-
5 monumente të reja në Europë në nder të Heroit Kombëtar Vendosen monumente të Skënderbeut në tri komuna të Kalabrisë ...
-
Gjuha shqipe forcon integrimin
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
Jeta në Zvicër
-
Neuchâtel: Një algjerian 29-vjeçar u gjet pa shenja jete, në qeli La Chaux-de-Fonds, Neuchâtel: Trupi i tij i pajetë u gjet nga rojat e burgut rreth orës...
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut