Bota
Turqi: Shtrenjtimi i qepëve kthehet në çështje politike
Për një kilogram qepë, disa tregtarë në Turqi kërkojnë ndërkohë 10 lira turke, apo rreth 1,50 euro. Kjo është afërsisht trefishi në krahasim me një vit më parë.
Kjo i ka zemëruar turqit, veçanërisht, sepse në fund të fundit, qepët bëjnë pjesë në ushqimet bazë dhe në shumë gjellë të kuzhinës turke.
Në tregun e Kadiköy, një lagje e Stambollit direkt në Bosfor, atmosfera është jo e mirë. “Një gjë të tillë nuk e kam parë kurrë. Patatet, domatet, qepët më parë qenë diçka e zakonshme në tryezën e ngrënies, këtë vit bëjnë pjesë më tepër te produktet e luksit”, ankohet një klient që bën pazarin e përditshëm.
Prej fundit të vitit 2017 lira e humbi shumë vlerën, pjesërisht deri në 30 për qind. Megjithatë, shumë turq i mbetën besnikë Erdoganit dhe qeverisë së tij. Por gradualisht mbështetja e zgjedhësve duket se po humbet.
Sipas Presidentit turk Erdogan, përgjegjës për “terrorin e ushqimeve” janë fuqi të errëta. Spekulantët mbajnë të fshehura qepët, për t’i rritur qëllimisht çmimet. Kritikët thonë se inflacioni në tregun e ushqimeve është i vetëshkaktuar, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
Ekspertët shohin dobësinë e ekonomisë si faktor vendimtar për rezultatin e keq në zgjedhje.
“Politika ekonomike nuk ishte sa duhet e qëndrueshme dhe e orientuar drejt së ardhmes”, thotë Erdal Yalcin, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Ekonomike në shkollën e lartë të Konstancës. Shumë para u investuan në infrastrukturë dhe njëkohësisht për vite të tëra nuk u punua për rritjen e produktivitetit. Veçanërisht sektori agrar e bën të qartë dështimin e kësaj strategjie. Turqia ka kushte perfekte klimaterike për një bujqësi produktive. Megjithatë, frutat dhe perimet duhet të importohen, sepse është investuar shumë pak në sektorin agrar”, thotë Yalcin.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit "Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha Zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale... -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër














