Kosova
Nis përzgjedhja e librave shkollorë për fëmijët e diasporës
Shqipëria dhe Kosova janë dakorduar për kurrikula të përbashkëta të gjuhës shqipe dhe kulturës në diasporë, ndërsa ka nisur edhe procesi i përzgjedhjes së librave shkollorë.
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, theksoi gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend se bashkëpunimi me shtetin kosovar është thelluar në çështjet e arsimit. Në lidhje me kurrikulat e përbashkëta në diasporë, ajo tha se ka nisur procesi i përzgjedhjes së librave, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
“Kemi pasur bashkëpunim të thellë në ndërtimin e kurrikulave për mësimin e Gjuhës Shqipe në diasporë. Është bërë një punë e madhe, ku të dy ministritë kanë bashkëpunuar bashkë për bazat mbi të cilën do të udhëhiqet mësimi i gjuhës shqipe dhe kurrikula është miratuar vitin e kaluar në pranverë, pra në vitin 2018. Tani jemi në proces të librave shkollorë që do t’iu vijnë në ndihmë fëmijëve tanë në diasporë, në mënyrë që kur të mësojnë gjuhën shqipe, të jenë të udhëhequr nga kurrikula të përbashkëta”, tha Shahini.
Falë kurrikulave të përbashkëta të gjuhës shqipe dhe kulturës në diasporë, kjo e fundit do të zbërthehet në produkte mësimore, në tekste shkollore që mund të përdoren prej mësuesve shqiptarë në diasporë.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%













