Futboll
Xhaka dhe Mustafi, shqiptarët e vetëm në Evropë
Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi janë shqiptarët e vetëm të mbetur në garat evropiane
Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës po shkojnë drejt fazës finale, ku tashmë dihen çiftet gjysmëfinale.
Në këto dy gara kishte disa futbollistë shqiptarë, sidomos në Ligën e Evropës, por kanë ‘mbijetuar’ vetëm Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, shkruan albinfo.ch.
Arsenali eliminoi Napoli, derisa në gjysmëfinale ndeshet me Valencian. Kundër Napolit, Xhaka luajti 61 minuta dhe u notua me 7.3.
“Puna me italianët është kryer. Dhe udhëtimi vazhdon. Ndalesa tjetër është Valencia. Spanjë”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Instagram.
Arsenal ka gjasa të mëdha të fitojë këtë trofe, që do t’i siguronte pjesëmarrjen për Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.
https://www.instagram.com/p/BwaapZYg5_5/?utm_source=ig_embed
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih














