Lajme
Dhjetëra të lënduar gjatë festës
Më keq ka pësuar një vajzë e re nga Peja e cila është goditur nga një plumb qorr në kokë, ndërsa dy qytetarë e kanë humbur pamjen nga shpërthimi i mjeteve piroteknike
Dhjetëra persona janë lënduar nga gjuajtja me armë zjarri dhe nga mjetet piroteknike gjatë ndërrimit të moteve në Kosovë. Më keq ka pësuar një vajzë e re në Pejë e cila është goditur nga një plumb qorr në kokë, ndërsa dy qytetarë e kanë humbur pamjen nga shpërthimi i pakontrolluar i mjeteve piroteknike.
Ejup Gorovci ka qenë mjek kujdestar në Qendrën Emergjente në Klinikën Universitare në Prishtinë. Ai ka thënë se pas orës 24 numri apo fluksi i pacientëve që vizitojnë emergjencën është shuam i madh.
Gorovci tha shtatë persona janë hospitalizuar në këtë qendër si pasojë e goditjes së tyre nga plumbat qorr, një pjesë e të cilëve kanë marrë lëndime të rënda e lehta në disa pjesë të trupit. Sipas tij, një pacient plumbi e ka goditur në kokë, ndërsa një tjetër në kraharor.
Gorovci ka thënë se fatmirësisht të dy pacientët nuk kanë në rrezik për jetë.
“Tash veç pas ndërrimit të moteve veç kur fillon ajo euforia e festimit me armë zjarri dhe mjete piroteknike, që në minutat e parë pas mesnatës, filluan të vijnë njerëz me lëndime, më të vërtetë shumë serioze, ku disa të themi, të rinj të moshës kryesisht të re, ishin me lëndime nga plumbat qorr nga armë zjarri”, tha ai.
Përveç këtyre që janë goditur nga plumbat qorr, disa të tjerë janë sjellë me djegie të fytyrës dhe syve. “Dy pacientë deri tash kanë lëndime serioze të shikimit, lëndime të syrit dhe ç`rregullime në pamje”, ka deklaruar mjeku Gorovci, citojnë mediet në Kosovë.
Në këtë Qendër Emergjente në QKU ambulancat nuk pushonin duke sjellë pacientë me lëndime të ndryshme nga të gjitha Qendrat e Kosovës.
Ndryshe, pacientja që është goditur nga plumbi qorr është Shpresa Kastrati nga Peja. Ajo derisa po qëndronte në ballkonin e shtëpisë së saj, pas orës 24:00 e ka kapur një plumb qorr duke e goditur atë në pjesën e kokës, gjegjësisht në tru. Në ambulantë ajo është sjellë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia e Kosovës u ka rekomanduar qytetarëve që të kenë kujdes gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike, ndërsa ka bërë fushatë që mos të përdoren armët e zjarrit. Sipas disa të dhënave, rreth 3 milionë euro janë shpenzuar vetëm për mjete piroteknike.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë Lokalet do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë natës për ndeshjen historike të Zvicrës në Botëror... -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not -
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën












