Lajme
Për një reformë administrative dhe tatimore në Kosovë
Kosova vazhdon në aspektin administrativ të jetë ajo që ishte diku në vitin 1974.
22 komunave të dikurshme iu janë shtuar edhe disa komuna të karakterit politik, ashtu siç është paraparë me Planin Ahtisari dhe së voni edhe me Marrëveshjen Thaçi – Dacic. Ende sot e kësaj dite Prishtina, Peja, Gjakova, Prizreni me rrethinat e tyre dhe vendbanime të tjera të mëdha të Kosovës trajtohen si komuna!
Të gjitha këto janë, në të vërtetë distrikte. Komuna është një njësi shumë më e vogël, e cila do të duhej të ekzistonte në shumë prej vendbanimeve që gravitojnë në kuadër të këtyre distrikteve.
Cila do të ishte dobia e krijimit të komunave në kuadër të distrikteve ?
Shtimi i pjesëmarrjes së popullsisë në vendimmarrje, përmirësimi (pra edhe përshpejtimi) i cilësisë së shërbimeve administrative, përmirësimi i cilësisë së shërbimeve komunale, intervenimet e shpejta në rast të fatkeqësive të ndryshme, përmirësimi i të vjelurave tatimore , zvogëlimi i centralizmit qeverisës…
Këto komuna të vogla, pastaj, do të mund të kishin një qendër ndërlidhjeje, e cila për të mos u quajtur « qark », që asocionon në kohëra të zymta, do të mund të quhej distrikt.
Kjo nëndarje nuk do të thoshte patjetër shtim i aparatit burokratik, sepse ky aparat do të pakësohej në distrikte dhe, rrjedhimisht, mjetet financiare të dedikuara për to do të kalonin në njësitë e vogla komunale.
Por, veç kësaj, që këto komuna të jenë efektive finaciarisht, do të duhej që reforma administrative të përcillej edhe me reformë të sistemit tatimor. Dihet që sot Kosova pjesën dërrmuese të mjeteve tatimore e realizon nga të vjelurat doganore.
Të vjelurat e brendshe tatimore janë shumë të ulëta. Krijimi komunave të reja në njësi më të vogla vendbanimesh dhe dhënia e së drejtës komunave që me një pjesë të të vjelurave të tyre tatimore të dispononin vetë, do t’i rriste këto të vjelura dhe kjo do të çonte edhe në përmirësimin e shpejtë të infrastrukturës dhe të shërbimeve komunale.
Veç kësaj dhënia e së drejtës për përcaktimin e një shkalle tatimore sipas përllogaritjeve komunale do të mund t’i joshte investitorët për të finacuar në territoret e këtyre komunave.
E tëra kjo do ta bënte qeverisjen lokale shumë më të afërt dhe shumë më të dobishme për popullsinë e lokale, e cila politikanët e saj « të zgjedhur » mund t’i njohë eventualisht gjatë fushatave zgjedhore dhe lëre që s’mund ti mbikëqyrë dhe t’i korrigjojë, por rrallë edhe mund t’ju parashtrojë pyetje dhe, edhe nëse ndodhë kjo ndonjëherë, përgjigje s’merr asnjëherë.
Nexhmedin Gerguri
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër












