Kosova
Kosovarët në hall, nuk u njihen patentë shoferët në vendet e BE-së
Mosnjohja ndërkombëtare e dokumenteve personale të Kosovës është bërë shqetësim i madh për shumë qytetarë të Kosovës, të cilët jetojnë jashtë vendit. Osman Berisha nga qyteza e Malishevës në Kosovë, i cili tash e tre vjet jeton në Itali, thotë që nuk u njihet patentë shoferi nga autoritetet italiane, gjë që, siç thotë ai, është një problem që po përcjell në përgjithësi qytetarët e Kosovës që jetojnë në Itali.
“Problemi dhe shqetësimi i shumë qytetarëve që unë njoh e që jetojnë në Itali është mosnjohja e patentë shoferit të Kosovës. Në shumicën e rasteve kur policia lokale na ndalon, na merr patentën dhe na japin dënime që gati janë të papërballueshme. Disa persona që unë njoh, kanë marrë dënime nga policia italiane për shkak se kur janë ndaluar, e kanë pasur patentë shoferin e Kosovës”, tregon Berisha.
Ai thotë se në të kaluarën ka pasur tolerime edhe nga policia lokale, por tani çdo person që ndalohet dhe ka patentën e Kosovës, ata menjëherë ia konfiskojnë.
“Kam shoqëri këtu në Itali që janë nga Moldavia dhe Shqipëria, e atyre u njihet patentë shoferi i vendit prej nga vijnë. Ata me patentë shoferët që kanë marrë në vendin e vet, mund të vozisin në Itali. Unë kam biseduar edhe me ambasadën e Kosovës këtu në Itali, ata e dinë për këtë problem, por më kanë thënë nuk kemi çfarë të bëjmë. Nëse ata nuk kanë çfarë të bëjnë, çfarë të bëjmë ne?!”, shton Berisha.
Autoritetet në Kosovë thonë se që nga viti 2013 kanë filluar negociatat me disa nga vendet e Bashkimit Evropian që të arrijnë marrëveshje reciproke për njohje të ndërkombëtare të dokumenteve personale të Kosovës, konkretisht për njohje të patentë shoferëve, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të përpjekjeve të saj për njohje ndërkombëtare të dokumenteve personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, deri në tani ka nënshkruar marrëveshje me Republikën e Shqipërisë dhe atë Maqedonisë së Veriut.
Në bazë të këtyre marrëveshjeve, palët kontraktuese njohin reciprokisht zëvendësimin, konvertimin e patentë-shoferëve/lejeve të drejtimit të vlefshme, të lëshuara nga autoritetet kompetente të palës tjetër kontraktuese, në pajtim me legjislacionin e tyre të brendshëm, në favor të mbajtësve të patentë-shoferëve/lejeve të drejtimit, të cilët kanë fituar të drejtën e vendqëndrimit të ligjshëm – rezidencën normale në territorin e vendit të tyre.
Në shkurt të këtij viti ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Ekrem Mustafa, pati dërguar në Ministrinë e Punëve të Jashtme kërkesat për marrje të rekomandimit për miratim në parim me shtetet e BE-së për njohje reciproke të patentë-shoferëve.
Ministri Mustafa kishte kërkuar që ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverive të Republikës Federale Gjermane, Konfederatës Helvetike, Republikës Franceze dhe Republikës së Malit të zi, të fillohet nisma për njohje reciproke të patentë shoferëve.
Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme vitin e kaluar ka lansuar patentë shoferin me dizajn të ri, të cilët janë të pajisur me teknologjinë e fundit për siguri të dokumenteve dhe në harmoni me direktivat e Bashkimit Evropian.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut Shoqata Parandalo, në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, me rastin e 10... -
Gratë, aftësia e kufizuar dhe migracioni në kontekstin e dhunës -
Policia kërkon shqiptarin për plagosje të rëndë të ish partnerit të gruas -
Veprat e kompozitores Anda Kryeziu prezantohen në një koncert në Cyrih -
Jehona Kicaj shpërblehet me çmimin “Hanna”
Jeta në Zvicër
-
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut Shoqata Parandalo, në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, me rastin e 10... -
Vetëm 10% e ofertave në supermarketet zvicerane u përkasin frutave dhe perimeve -
Cyrihu bëhet qendër evropiane e inteligjencës artificiale -
Vaud: Sherbyesit civilë rikthehen në rrugë, një makinë ndërpret marshimin -
Gratë, aftësia e kufizuar dhe migracioni në kontekstin e dhunës












