Bota
Shpalosen informacionet nga qeveria për sulmet në Sri Lankë
Vala e sulmeve që vrau 290 njerëz të dielën në Sri Lankë u krye me mbështetjen e një rrjeti ndërkombëtar, thanë zyrtarët.
Qeveria fajësoi grupin lokal xhihadist, Jamath, edhe pse askush nuk e mori ende përgjegjësinë.
Sulmet vetëvrasëse në kisha dhe hotele lanë edhe rreth 500 persona të plagosur.
Policia arrestoi 24 njerëz në lidhje me to, ndërsa Zyra e Presidentit të Sri Lankës shpalli gjendje të jashtëzakonshme kombëtare.
Gjendja e tillë i jep policisë dhe ushtrisë kompetenca të gjera për të ndaluar dhe marrë në pyetje njerëz.
Tri kisha në Negombo, Baticaloa dhe Kolombo ishin në shënjestër të sulmeve, ashtu si edhe hotelet Shangri-La, Kingsbury dhe Cinnamon Grand në kryeqytetin Kolombo.
Zyrtarët thanë se të gjitha sulmet u kryen nga bombardues vetëvrasës, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Zëdhënësi i Qeverisë, Rajitha Senaratne, tha se autoritetet besojnë se sulmuesit kanë pasur mbështetje ndërkombëtare.
“Ne nuk besojmë se këto sulme janë kryer nga një grup njerëzish që kanë qenë të mbyllur në këtë vend”, tha Senaratne.
“Është një rrjet ndërkombëtar, pa të cilin këto sulme nuk kanë mundur të ndodhin”, shtoi ai.
Shumica dërmuese e të vrarëve mendohet të jenë shtetas të Sri Lankës, përfshirë shumë të krishterë që vdiqën gjatë ceremonive në kisha, me rastin e Festës së Pashkëve.
Ministria e Punëve të Jashtme e Shri Lankës tha se beson se 35 të huaj janë në mesin e të vdekurve.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













