Shqipëria
Dhëndri shqiptar që prej një viti pritet të dëbohet nga Franca
Çifti Valérie dhe Olsion, të martuar një vit më parë, janë habitur nga vendimi i prefekturës Doubs, Francë. Prefektura ka paraqitur një kërkesë për dëbim të Olsionit nga territori francez, pasi ai është refugjat shqiptar. Çifti dëshiron të veprojë në mënyrë që Olsioni të mund të qëndrojë në Allenjoie, Doubs.
Ajo është franceze. Ai është shqiptar, i cili arriti në Francë ilegalisht tre vjet më parë. Ky çift, i martuar prej një vit, jeton në Allenjoie.
“Për mua, kjo është një rilindje nëse mund të them kështu, dhe këtë ndjenjë nuk e kam përjetuar ndonjë herë”, kujton Olsion, raporton france3-regions.francetvinfo.fr.
Ndërsa autoritetet nuk e kanë kundërshtuar kurrë martesën, prefektura e Doubs i kërkon shqiptarit të largohet nga territori francez këtë të martë. Olsion, një ish-ushtar i cili arriti ilegalisht në Francë për të ikur nga korrupsioni në vendin e tij, bëri disa kërkesa për qëndrim. Por ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare.
“Autoritetet kishin rënë dakord të martoheshin dhe mendova se gjërat do të përmirësoheshin dhe burri im nuk do të dëbohej më”, thotë Valérie, shkruan abcnews, përcjell albinfo.ch.
Por një muaj më parë, çifti merr një letër nga prefektura dhe përmbajtja ishte mjaft e qartë. “Është detyrim që z. Olsion të largohet nga territori francez”, shkruhej në të.
“Gjithmonë kemi dashur t’i bëjmë gjëra sipas ligjit, ne kemi qenë gjithmonë subjekt i procedurave franceze dhe qëllimi ynë nuk është që burri im të dëbohet me forcë. Ai mund të largohet vullnetarisht dhe ne do të blejmë një biletë avioni”, thotë Valérie.
Në komunë dikush i mbështet ata dhe ai është Jean Fried, kryetari i Bashkisë. Çifti tani do të paraqesë një kërkesë në Gjykatën Administrative për një apel, që prefekti të tregohet i mëshirshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën Startup-i zviceran i energjisë diellore Sun-Ways është bashkuar me operatorin shtetëror hekurudhor francez SNCF për të... -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë -
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve












