Shqipëria
Lumi i Shalës në Shqipëri apo “Tajlanda e Evropës” mahnit turistët evropianë
Lumi i Shalës në Shqipëri, i konsideruar si “Tajlanda e Evropës” vazhdon të mahnisë turistët me ujërat e kristalta dhe peizazhet alpine.
Mes maleve të gjelbra dhe peizazheve spektakolare fshihet një “copëz parajse” në Shqipëri, një vend unik ku mund të mbërrish vetëm me varkë.
Ky destinacion po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve ndërkombëtarë, të cilët e përshkruajnë atë, si një “parajsë të fshehur” me ujëra të kristalta dhe të kaltra dhe natyrë të paprekur, duke e krahasuar shpesh me Tajlandën, shkruan Emily Malia në median britanike “Liverpool Echo”.
Bëhet fjalë për Lumin e Shalës, një nga atraksionet më të veçanta në Alpet Shqiptare, i cili shpesh quhet edhe “Tajlanda e Evropës” për shkak të ngjyrave të ujit dhe peizazhit dramatik me male të gjelbra përreth, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Destinacioni ndodhet pranë Parkut Kombëtar të Alpeve Shqiptare, jo shumë larg fshatit të Thethit, dhe është i aksesueshëm kryesisht përmes një udhëtimi me varkë që nis nga Liqeni i Komanit.
Udhëtimi si pjesë e përvojës
Turistët duhet fillimisht të udhëtojnë rreth 2–3 orë nga Tirana drejt Liqenit të Komanit, një zonë me natyrë të egër dhe krejt ndryshe nga kryeqyteti.
Prej aty, një udhëtim me varkë, rreth një orë mbi ujërat e liqenit i çon vizitorët drejt lumit te Shalës. Shumë vizitorë theksojnë se vetë udhëtimi me varkë, është një nga pjesët më mbresëlënëse të eksperiencës, falë maleve të larta dhe ujërave të qeta që e rrethojnë itinerarin.
Një turist i cituar në platformën “TripAdvisor” e përshkruan përvojën si “një nga vizitat që duhet bërë me patjetër në Shqipëri”, duke shtuar se udhëtimi me varkë është “i qetë dhe spektakolar, dhe me pamje që të mbeten në mendje”.
“Parajsë e fshehur” në zemër të Alpeve
Lumi i Shalës përshkruhet nga vizitorët, si një vend me ujëra të kristalta, atmosferë të qetë dhe natyrë të egër.
Një tjetër turist e quajti destinacionin, “një parajsë të fshehur me ngjyra të jashtëzakonshme dhe qetësi të rrallë”, duke theksuar se është vendi ideal për not, eksplorim dhe relaks, larg zonave të mbipopulluara turistike.
Destinacioni është bërë gjithnjë e më i njohur në rrjetet sociale dhe nga blogerët e udhëtimeve, të cilët e krahasojnë me destinacione ekzotike në Azi, për shkak të ngjyrës së ujit dhe peizazhit tropikal-alpin.
Informacione për vizitorët
Udhëtimet me varkë drejt lumit të Shalës, zhvillohen zakonisht nga muaji maj deri në tetor, dhe mund të rezervohen përmes operatorëve turistikë.
Çmimet e paketave turistike fillojnë nga rreth 18 paund për një ditë ekskursioni.
Sipas turistëve, rruga drejt zonës kërkon planifikim paraprak, dhe përvoja në destinacion konsiderohet si një nga më të veçantat në Shqipëri.
Ky destinacion po shihet gjithnjë e më shumë si një nga “perlat e fshehura” të turizmit shqiptar, duke e pozicionuar vendin si një vend kryesor, në hartën turistike të Evropës.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë Të premten, persona të panjohur hynë me forcë në një dyqan armësh në Wallbach, Aargau. Dy... -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë












