Sporte Luftarake
Boksieri shqiptar, sfidon francezin për titullin e WBF-së
Boksieri shqiptar, Mikel Hodaj, është gati të bëjë hapin e madh në karrierë. 20-vjeçari Hodaj po stërvitet në Francë, pasi më 14 qershor do të ketë një ndeshje mjaft të rëndësishme përballë boksierit francez, Ali Yammouni, në garë për titullin “International WBF”.
Hodaj thotë se e di që kundërshtari i tij është i fortë, por synimi i tij është vetëm fitorja. ”Jam në prag të një ndeshje mjaft të rëndësishme për titullin “International WBF”. Shpresoj që të jetë një përballje e bukur nga të dy palët. Kam disa muaj që përgatitem për këtë ndeshje dhe ndihem në një formë shumë të mirë”, ka thënë Hodaj në prononcimin e tij për mediat franceze, përcjell albinfo.ch.
Për 20-vjeçarin shqiptar kjo do të jetë ndeshja e 6-të në boksin profesionist që ka 5 fitore dhe asnjë humbje.
Të ngjashme
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme












