Autotech
Studenti padit “Apple”, kërkon 1 miliard dollarë
Një ngatërresë identiteti mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë “Apple”-it. Një student 18-vjeçar në Nju Jork, i arrestuar nën pretendimin se kishte vjedhur në disa dyqane të gjigantit të teknologjisë, e ka hedhur atë në gjyq dhe kërkon dëmshpërblim.
Shuma që pretendon është plot një miliard dollarë. I riu, Ousmane Bah u prangos, ndërsa ishte në shtëpi nëntorin e vitit të kaluar.
Avokati mbrojtës i tij, megjithatë e sqaroi shumë shpejt se fotoja e hajdutit të vërtetë nuk korrespondonte me atë të klientit të tij.
Vet djali mendon se kanë qenë algoritmet e “Apple”-it, ato që i kanë lidhur pamjet filmike të keqbërësit me emrin e tij, duke shtyrë kompaninë të ngrinte akuza të pabaza, transmeton “TCH”.
Ky, sipas disave, do të ishte shpjegimi më i mundshëm: sistemi i njohjes së fytyrës i përdorur nga “Apple” për të diktuar personat e konsideruar si të rrezikshëm e që iu afrohen dyqaneve të tij, këtë herë mund të ketë gabuar, përcjell albinfo.ch.
Por, kompania i tha BBC-së se nuk përdor teknologji të njohjes së fytyrës në dyqanet e saj.
Bah, i cili është me studime në SHBA, kishte humbur më herët lejen e tij të përkohshme të drejtimit të automjetit, që nuk kishte foto të tijën dhe atë mund ta kenë përdorur hajdutët e vërtetë, ndërsa algoritmet kanë bërë lidhjen e emrit me pamjen e hajdutit.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss Tiani pesëvjeçar bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss të... -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas












