Kosova
A do të liberalizohen vizat këtë vit?
Më 1 korrik të këtij viti Finlanda do ta marrë kryesimin e Bashkimit Evropian (BE), megjithëkëtë finalizimi i procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën nuk është i sigurt se do të ndodhë as pas marrjes së presidencës së këtij shteti evropian.
Edhe nga Zyra e BE-së në Kosovë kanë deklaruar për “Zërin” se çështja e liberalizimit është duke vazhduar dhe siç kanë thënë ata ky proces merr kohë për t’u përmbyllur, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Pas tre muajsh, gjegjësisht më 1 korrik 2019, pritet që Finlanda ta marrë kryesimin e Bashkimit Evropian (BE), megjithëkëtë finalizimi i procesit të liberalizimit të vizave nuk është i sigurt se do të ndodhë as pas marrjes së presidencës së BE-së nga Finlanda, përcjell albinfo.ch.
Nga Ambasada Finlandeze në Kosovë i kanë thënë gazetës “Zëri” se Finlanda mund ta çojë përpara procesin e vizave vetëm në rast se edhe shtetet e tjera të BE-së kanë interes ta bëjnë një gjë të tillë.
Në anën tjetër, nga Zyra e BE-së në Kosovë kanë deklaruar se çështja e liberalizimit është duke vazhduar dhe se ky proces merr kohë për t’u përmbyllur.
Megjithëkëtë, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pohuar se gjasat që liberalizimi i vizave të ndodhë gjatë këtij viti janë objektive, ndonëse vendimi për një gjë të tillë tashmë është në dorën e shteteve anëtare të Këshillit të Ministrave.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Punonjësit e kujdesit pas-shkollor në grevë për paga dhe kushte më të mira Në Gjenevë, rreth 300 persona protestuan të martën në mesditë për të kërkuar rritje pagash për... -
Rriten kostot e trajtimit psikiatrik në Zvicër, vajzat dhe të rejat më të prekura -
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit -
Rritet inflacioni në Zvicër














