Lajme
Dogana e Kosovës ka grumbulluar 837 milionë euro
Prej 14 dhjetorit të vitit të kaluar, filloi mbledhja e taksave doganore në dy pikë kalimet veriore, dhe shkëmbimi elektronik i të dhënave doganore me Serbinë
Sipas shefit të Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna, viti që sapo kaloi ka qenë vit i suksesshëm për institucionin që drejton ai.
Ai në një konferencë për medie në drejtorinë e Doganës në Prishtinë ka thënë se “përkundër faktit se sasia e importuar gjatë vitit 2013 është për 58% më e ulët se sasia e importuar gjatë vitit 2012, niveli i të hyrave ishte stabil”.
Ai më tutje është shrehur se “në total janë grumbulluar 837.4 milionë euro dhe se inkurajues është fakti se ka rritje në inkasimin e akcizës në lojëra të fatit, ku gjatë vitit 2013, ka rritje për 18.25%”, bën të ditur koha.net.
Më tutje, Lulzim Rafuna ka veçuar faktin se gjatë vitit 2013 ka rritje të produkteve kosovare, të cilat janë eksportuar kryesisht në vendet e CEFTA-s, por edhe më gjerë si në Itali, Turqi, Gjermani etj.
Eksporti i përgjithshëm ka arritur në 336,8 milionë euro nga 319,6 milionë euro në vitin 2012.
Njoftohet se një prej zhvillimeve kryesore ishte edhe “fakti se prej 14 dhjetorit të vitit të kaluar, filloi mbledhja e taksave doganore në dy pikë kalimet veriore, si dhe shkëmbimi elektronik i të dhënave doganore me Serbinë”.
Gjatë vitit 2013 Dogana e Kosovës ka shqiptuar qindra kundërvajtje doganore në vlerë prej 1.2 milion euro, ka ngritur më se 150 kallëzime penale në prokurori , ka pasur konfiskime të aparateve të lojërave të fatit, dhe janë zbuluar mallra të ndaluara, përfshirë 35 kilogramë narkotikë, 32 raste me armë dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












