Kultura
Piktura e nënshkruar nga Mandela, së shpejti në ankand në ShBA
Një tablo e thjeshtë, e pikturuar nga ish-presidenti afrikano-jugor, Nelson Mandela që përfaqëson derën e qelisë në Robben Island aty ku ai u burgos për 18 vite, pritet të dalë në ankand në fillim të majit në qytetin e Nju Jorkut.
Vlera e pikturës me titullin “The Cell Door, Robben Island”, e cila u realizua në 2002 nga fituesi i Çmimit Nobel, është paraqitur mes 60000 dhe 90000 dollarë nga shtëpia e ankandeve Bonhams, përcjell albinfo.ch.
Vepra do të dalë në ankand të enjten e ardhshme, si pjesë e një ankandi të artit bashkëkohor afrikan. Kjo është një nga pikturat e rralla që Mandela ruajti deri në momentin e vdekjes në 2013.
Për kontributin e tij, Mandela u nderua me cmimin Nobel për Paqe në vitin 1993, bashkë me Frederik Willem de Klerk.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë











