Futboll
Edon Zhegrova ka një mesazh për të rinjtë
I ftuar në emisionin “Fol shqip”, anëtari i skuadrës zvicerane Basel dhe i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, ka folur për tema të ndryshme, natyrisht me theks të veçantë për futbollin.
Ai e gëzon statusin e yllit të Përfaqësueses së Kosovës, megjithëse herë pas here është kritikuar.
Mirëpo, ai nuk brengoset shumë për kritikat, madje ka thënë se ato e bëjnë edhe më të fortë.
Pikërisht në këtë linjë, Edoni ka pasur edhe një mesazh për të gjithë të rinjtë që synojnë sukses në fusha të ndryshme të jetës.
“Mesazhi im për të rinjtë është shumë i qartë dhe i thjeshtë. Mos u ndalni kurrë, punoni dhe mos ngurroni në synimin për të arritur suksesin e dëshiruar. Me punë arrihet gjithçka, prandaj mos u ndalni”, ka thënë Zhegrova, i cili në emision ishte së bashku me motrën e tij Valëzën, transmeton insport, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme













