Kosova
Kosovarja e Bayern Munchen-it do të luajë për Kosovën
Është vetëm 16-vjeçare dhe luan për ekipin e femrave Bayern Munchen për grupmoshën U17.
Futbollistja shqiptare, Doruntina Lajqi, në emisionin “Sporti në KTV” ka treguar se tashmë ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Ajo ka thënë se ndihet krenare që do të luajë për vendin e saj.
“Është vendi im, i prindërve të mi, normalisht që ndihem krenare të luaj për vendin tim, është më së miri”, ka thënë ajo.
Lajqi, e cila është lindur e rritur në Gjermani, ka thënë se është pritur shumë mirë nga Kosova U16, me të cilët synon turneun e Estonisë.
Futbollistja kosovare luan në pozitën e mesfushores ofensive dhe është pjesë e ekipit gjerman tash e dy vjet, përcjell albinfo.ch.
Doruntina Lajqi ka treguar, ndër të tjera, se me futboll ka filluar të merret qysh nga mosha 7-vjeçare.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme













