Shkurt.ch
Në Zvicër ka 7000 të burgosur, tre nga katër prej tyre janë të huaj
Vetëm 396 ose 5.7% nga afër 7000 të burgosurit, janë të gjinisë femërore. Ndërsa afër tri të katërtat e të burgosurve, ishin të huaj
Gjatë vitit 2018 në të gjitha institucionet korrektuese (burgjet e të gjitha llojeve) të Zvicrës , janë pranuar 51.500 persona, që i bie nga 6 veta në çdo orë.
Numri i të burgosurve në burgjet zvicerane ka mbetur stabil gjatë vitit të kaluar, thuhet në raportin më të ri vjetor të Zyrës Federale për Statistik, të publikuar sot. Në fund të janarit 2019 në këto burgje ka pasur 6943 “banorë” të moshës madhore, numër ky i përafërt me atë të një viti më parë, shkruan srf.ch.
Gjysma e të burgosurve, sipas raportit në fjalë, janë në pritje të shpalljes të plotfuqishme të dënimeve që kanë marrë, transmeton albinfo.ch. Statistika tregon se vetëm 396 ose 5.7% nga afër 7000 të burgosurit, janë të gjinisë femërore. Ndërsa, ashtu sikurse edhe në vitet e kaluara, afër tri të katërtat e të burgosurve, ishin të huaj.
Sipas raportit, gjatë vitit 2018 nga burgjet e tipit të mbyllur kanë ikur 8 persona. Për 3 prej tyre nuk ka asnjë gjurmë. Ndërsa nga burgjet e tipit të hapur ose nga repartet e hapura të burgjeve të mbyllura janë arratisur 152 persona. 28 prej tyre janë kthyer vullnetarisht në burg ndërsa 13 janë ende në arrati, përcjell albinfo.ch. Të tjerët janë kapur brenda periudhave të ndryshme dhe janë sjellë sërish në burg.
Po ashtu sipas këtij raporti, gjatë vitit të kaluar, në burg kanë vdekur 12 persona, 6 prej të cilëve kanë bërë vetëvrasje.
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci Dokumentari “La Beauté de l’Âne” prezantohet më 31 mars në Zita Folkets Bio, në një ngjarje... -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












