Shqipëria
“The Guardian”, për festivalin shqiptar
Festivali “Unum” në Shqipëri, që sivjet do të ketë edicionin e parë, është përzgjedhur në mesin e 20 festivaleve më të mira të muzikës në Evropë për vitin 2019, nga prestigjiozja “The Guardian”.
“The Guardian” ka thënë se DJ-të më të mirë do të jenë pjesë e festivalit në plazhin Rana e Hedhun në Shëngjin në fund të muajit maj.
“Unum” do të mbahet nga 31 maji deri më 3 qershor.
“‘Unum’ është festival i ri që shpreson ta vendosë Shqipërinë në rrjetin e festivaleve, pas suksesit të Kalasë në vitin 2018, mes shumë të tjerave në vitet e fundit”, thuhet në hyrje të shpjegimit të “Guardianit” për këtë festival.
Aty theksohet se bregdeti e birra e lirë vazhdojnë të tërheqin njerëzit në rivierën shqiptare, këtë herë te Rana e Hedhun me sfond malor. “The Guardian” thekson se do të ketë edhe hapësira për punë arti, salla ushqimore, hapësirë për yoga e volejboll plazhi.
Bullgaria, Rumania, Gjermania, Islanda, Sllovakia, Polonia, Sicilia, Italia, Kroacia, Belgjika, Franca, Spanja, Hungaria, Irlanda, Portugalia, Norvegjia, Zvicra, Holanda e Danimarka janë vendet e tjera që përbëjnë këtë listë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune











