Shqipëria
Macron vlerëson angazhimin për uljen e numrit të azilkërkuesve shqiptarë
“Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka vlerësuar në vijimësi punën e përbashkët për uljen në 40% të numrit të azilkërkuesve shqiptarë vitin e shkuar”, deklaroi sot kryeministri Edi Rama.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama iu përgjigj atyre që dezinformuan, duke shkruar se “Presidenti Macron paska fajësuar Shqipërinë për mosheqjen e vizave për Kosovën”.
Rama sqaroi fillimisht çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke theksuar se “ky është shembulli më spektakular i faktit se askush nuk i thotë dot më Kosovës se nuk i ka përmbushur kriteret”.
“Askush nuk i thotë jo, por sidoqoftë, çështja nuk futet fare në rend të ditës për shqyrtim, se të gjithë e dinë se disa qeveri në BE u frikësohen forcave antieuropiane në vendet e tyre nëse i japin Kosovës atë që i takon”, tha Rama.
Duke folur për dizinforimin mediatik e politik, Rama tha se “këtu u arrit të shkruhej derisa edhe Presidenti Macron paska fajësuar Shqipërinë për mosheqjen e vizave për Kosovën”, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Aspak e vërtetë, tha ai, duke shtuar se “Presidenti i Francës foli hapur për faktin se ato forca e keqpërdorin çdo problem, përfshirë edhe atë të azilkërkimit të disa mijëra individëve nga vendet joanëtare të BE-së, si një argument për të frikësuar elektoratin dhe për t’u rritur përmes ushqimit të frikës”.
“Pa pikë turpi Saliu dhe dajë Titi vrapuan të fajësojnë qeverinë tonë në emër të Presidentit të Francës, i cili përkundrazi e ka vlerësuar në vijimësi punën e përbashkët për uljen në 40% të numrit të azilkërkuesve shqiptarë vitin e shkuar. Mjerë ky vend për këta rrugëhumbur të dëshpëruar dhe për kadrinjtë e tyre të zellshëm që nuk lënë gjë pa shpikur dhe shpifur për të helmuar miletin çdo ditë”, tha Rama.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Zvicër
-
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër Që nga viti 2016, kompanitë e sigurimeve shëndetësore janë të detyruara të bëjnë të ditur kompensimin...
-
Sa banorë të huaj bëhen shtetas zviceranë çdo vit?
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve