Kosova
Detyra e kosovarit Dorlir Ahmeti, në Olimpiadën Ballkanike të Matematikës
Shoqata Shqiptare e Matematikës njofton se ushtrimi i parë në tezën e Olimpiadës së 36-të Ballkanike të Matematikës, BMO 2019, që po zhvillohet ne Chisinau të Moldavisë, është propozuar nga ekipi shqiptar me autor Dorlir Ahmetin, transmeton albinfo.ch.
Shoqata Shqiptare e Matematikës falënderon Ahmetin për kontributin e çmuar të dhënë në punën me nxënësit e talentuar në matematikë në Shqipëri dhe Kosovë në katër vjetët e fundit.
Kjo shoqatë uron që arritjet e Dorlir Ahmetit të jenë burim frymëzimi për brezin e ri të matematikanëve shqiptarë që të jenë sa më të suksesshëm.
Dorlir Ahmeti është autor i Ushtrimit të famshëm 5 në IMO 2015 dhe në vitin 2017 ka qenë me një detyrë në gara ballkanike BMO si dhe një detyrë në gara ballkanike për të rinj JBMO.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026












